Psikologji

Këto janë disa nga cilësitë që i ka çdo mik a mike e vërtetë. A i keni vënë re në shoqëritë tuaja?

  1. Ata pranojnë çdo gjë tuajën, duke përfshirë edhe të metat tuaja.

Ata nuk duan që ju të ndryshoni, pasi ndihen mirë me të mirat dhe të metat tuaja. Kjo nuk do të thotë se ata duhet të pëlqejnë ose të pajtohen me gjithçka që ju thoni dhe veproni, pasi kur ju gaboni duhet edhe t’ju kritikojnë, por që asnjëherë nuk duhet të përpiqen që t’ju bindin të ndryshoni, nëse jeni në rrugën e duhur. Ju ndiheni njëfarë lehtësimi pranë tyre, sepse në një botë me miliarda njerëz, keni gjetur një person që i sheh gjërat pozitive tek ju, edhe kur nuk i shihni ato vetë.

  1. Qëndrojnë me ju në të mirat dhe të këqijat tuaja.

Kjo ndoshta më së miri e dallon një mik të rremë nga një njeri i vërtetë; në kohë të vështira, një mik i vërtetë kurrë nuk do të zgjidhte të të linte vetëm e të largohej. Në vend të kësaj, ata ofrohen t’ju ndihmojnë, me aq sa ata munden për t’ju sjellë sërish në humor. Miqtë e rremë shpesh largohen nga ju, sepse ata vetëm donin të qëndronin përreth jush kur gjërat shkonin mirë, jo më vonë.

  1. Janë të lumtur për sukseset tuaja dhe ju urojnë gjithmonë që arrini diçka.

Miqtë e rremë ndjehen xheloz dhe përbuzës kur ju arrini diçka emocionuese në jetën tuaj, por miqtë e vërtetë do të festojnë arritjet tuaja me ju. Për të ditur nëse keni të bëni me një miqësi të mirëfilltë apo jo, vini re vetëm se kush qëndron përreth jush kur arrini suksese të reja në jetën tuaj. Disa njerëz do të përpiqen t’ju demoralizojnë, ndërsa miqtë e vërtetë në jetën tuaj do të ndjehen të lumtur për ju dhe do të bëjnë ta ndjesh këtë gjë.

  1. Jeni të lumtur plotësisht pranë tyre, dhe ata dinë gjëra për ju që të tjerët nuk i dinë.

Ata i dinë sekretet tuaja më të errëta, ëndrrat tuaja më të egra, dhe idetë tuaja unike që ju i ndani vetëm me njerëzit që i besoni. Ata i dinë të gjitha detajet për jetën tuaj personale, kujtimet më të dashura të fëmijërisë dhe të gjitha ato tregime të turpshme që nuk do t’i ndanit kurrë, me askënd. Ata duan t’ju njohin ju në thellësi, jo vetëm në sipërfaqe. Edhe kjo cilësi e ndan një mik të vërtetë nga një i rremë.

  1. Duan t’ju bëjnë të ndiheni mirë, jo të stresuar.

Pasi i takoni, ju ndiheni më entuziastë, jo të stresuar. Miqësitë unike dhe të vërteta përbëjnë një lidhje të përkryer energjike mes dy njerëzve; përndryshe, një person i shtirur do t’ju bëjë të ndiheni në siklet apo jo rehat pranë tij/saj. Për të ditur nëse ke një miqësi të vërtetë me dikë, vetëm kushtojini vëmendje mënyrës se si ndiheni pas takimit me të. Një mik i vërtetë do të të bëjë të ndihesh mirë për veten dhe jetën, jo në mënyrë të dëshpëruar dhe të demoralizuar.

  1. Ata ju tregojnë të vërtetën rreth gjërave, edhe në qoftë se ju nuk dëshironi të dëgjoni atë.

Ata nuk ju tregojnë se çfarëju  doni të dëgjoni; ata kurrë nuk mbulojnë asgjë vetëm për t’ju qetësuar. Ata ju tregojnë të vërtetën, edhe nëse ajo e vërtetë mund t’ju dëmtojë. Dhe ju keni mësuar ta vlerësoni këtë cilësi, sepse jo shumë njerëz të tjerë në jetën tuaj tregohen të sinqertë dhe jua tregojnë gjërat ashtu siç janë.

Leave a Reply

Back to top button