Psikologji

Këto janë disa zakone që ju bëni kur flini, që mund t’i japin fund marrëdhënies

Gjumi është një nga pjesët më të rëndësishme në jetën tonë pasi siç e dimë ai ndikon shumë në çdo aspekt. Një gjumë jo i mirë mund të na çoj deri në krijimin e sëmundjeve të ndryshme si   kanceri, diabeti, sëmundjet e zemrës, obeziteti dhe shëndetin e dobët mendor.

Por, a e dini se zakonet e gjumit gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në suksesin e marrëdhënieve tuaja?

Nga fjetja në drejtime të kundërta e deri në fjetjen në  distancë, ka një mori sjelljesh të këqija që ju bëni gjatë gjumit që mund t’u çojë juve drejt fundit të marrëdhënies tuaj.

“Mënyrat dhe zakonet që një çift ka në momentin kur fle gjumë mund të tregoj shumë gjëra për marrëdhënien e tyre”, tha Ané Auret, një trajnere e marrëdhënieve për  ‘The Independent’. “Nuk është ndonjë gjë nëse ju  shkoni dhe flini në një dhomë tjetër nëse partneri juaj gërhet, por nëse kjo gjë bëhet zakon dhe për arsye të ndryshme secila palë fillon te  shmang  në mënyrë të qëllimshme partnerin për shkak të zakoneve të tyre të gjumit, situata fillon të bëhet më serioze pasi kjo tregon se ju po shpenzoni më pak kohë me ata.”

“Pyetja e vërtetë është ajo që qëndron pas këtyre lloj sjelljesh dhe arsyen se përse ata vërtet e bëjnë këtë?”

Këtu, eksperti i marrëdhënieve Jo Barnett zbulon disa sjellje të këqija në gjumë që mund të vënë në rrezik jetën tuaj të dashurisë. “Para së gjithash, kur ju i ktheni shpinën njëri tjetrit gjatë momentit kur flini gjumë mund të tregojë se marrëdhënia juaj është pak e tensionuar , dhe se ndjenjat mes çiftit janë të mbyllura se në fund të fundit ju po i ktheni shpinën partnerit tuaj,” tha ajo për The Independent.

Zgjidhja?  Bëni një përpjekje të vetëdijshme për të kaluar  pak  kohë së bashku kur të hyni në shtrat duke e parë njëri tjetrin në sy dhe  ndaloni të bëni gjëra të tjera në atë moment, si për shembull të merreni me celularin tuaj ose gjëra të tjera.  Një problemë tjetër është edhe debatet e shumta që ju bëni me partnerin tuaj për shkak të temperaturës që do ketë dhoma juaj, një e treta e çifteve debatojnë  për këtë gjë , por ju nuk duhet të  lejoni që temperatura e dhomës të shkaktojnë probleme mes jush.

Sekreti këtu sipas Barnett është kompromisi. “Çiftet mund të kenë nevojë për temperatura  të ndryshme në dhomë, jini të sinqertë ndaj nevojave të partnerit tuaj dhe kërkoni një zgjidhje që ju mban të lumtur, siç është një ngrohës  i veçantë ose hapja e dritares në njërën anë të dhomës”. /Bota.al/

Leave a Reply

Back to top button