Horizonti.al

Këto janë dokumentat e vjetër, që kanë patur ndikim të fortë në historinë e njerëzimit

Screen Shot 2016-07-06 at 11.43.50Letra e Gjakut
Në fund të shekullit XIV-të, Perandoria e copëtuar Bullgare u pushtua përfundimisht nga Perandoria Osmane. Rreth mesit të viteve 1870, shpërtheu lëvizja kombëtare, ku bullgarët kërkuan të jetonin sërish në një shtet sovran. Kjo çoi në kryengritjen e prillit 1876, ku bullgarët
u ngritën në revoltë kundër qeverisë osmane.
Një nga udhëheqësit kryesorë të kryengritjes qe Todor Kableshkov. Pasi ai dhe revolucionarët e tjerë mundën ushtrinë osmane në qytetin e Plovdivit, Kableshkov u shkroi një letër rebelëve të tjerë në Panagurishte, duke u bërë thirrje atyre të bënin të njëjtën gjë. Ai e nënshkroi atë me gjakun e një Mydyri (zyrtar turk) të vrarë, dhe u bë e njohur si Letra e Gjakut, simbol i revolucionit.
Por kjo kryengritje nuk shkoi shumë mirë. Qeveria osmane dërgoi me shpejtësi grupe ushtarësh  rezervistë të quajtur bashi-bozukë, të cilët e shtypën të gjithë rebelimin. Vetë Kableshkov u tradhtua dhe u kap nga autoritetet turke. Ai kreu vetëvrasje në burg. Bashi-bozukët krijuan shpejt reputacionin e mizorive të pabesueshme dhe mungesës së plotë të disiplinës.
Një korrespondent amerikan lufte i quajtur Xhenuarius Mekgahan, i përshkroi mizoritë e ushtarëve turq, duke djegur vendbanime të tëra dhe vrarë të gjithë banorët. Këto skena e kthyen opinionin ndërkombëtar kundër Perandorisë Osmane. Rusia pa një mundësi për të minimizuar ndikimin e perandorisë turke, dhe pas një konference të dështuar ndërkombëtare të paqes, i shpalli luftë në vitin 1877. Me ndihmën e disa vende të Evropës Lindore, Rusia e fitoi luftën. Pas Traktatit të Berlinit në vitin 1878, Bullgaria u bë sërish një shtet i pavarur pas pothuajse 500 vjetësh sundimi osman.
Screen Shot 2016-07-06 at 11.44.16
Rio-no-gige dhe Rio-no-shuge
Për shekuj me radhë, Japonia ishte qeverisur nga një kod ligjesh të njohura si Ritsurio, i frymëzuar nga konfucianizmi dhe sistemi ligjor i zbatuar në Kinë gjatë dinastisë Tang. Kodi Omi u shfaq në vitin 668 të Erës Sonë nën sundimin e perandorit Tenxhi, duke shënuar mbledhjen e parë të ligjeve Ritsurio në Japoni.
Thuhej se kodi përmbante 22 vëllime të kodit administrativ, por  nuk ka asnjë kopje të mbetur deri në ditët tona, dhe ekzistenca e tij mund të nxirret vetëm nga shënimet në dokumente të tjera. Disa vjet më vonë, Omi-rio u modifikuar në Kodin e Kijomihara Asuka në vitin 689. Ai ofroi përmirësime në krahasim me kodin e vjetër si krijimi i Daijo-kan, Këshillit të Madh të Shtetit, që ka mbetur organi më i lartë qeveritar të Japonisë deri sa u zëvendësua nga kabineti qeveritar në kohët moderne.
Të paktën, kjo është ajo që ne nxjerrim, teksa edhe në këtë rast nuk ka kopje të mbijetuara të kodit. Nën vitin 701 hyri në fuqi Kodi Taiho, që përbënte rishikimin e parë, i cili përmban kodin penal dhe atë administrativ. Sërish nuk është gjetur asnjë kopje e tyre. Pasardhësi i tij, Kodi Joro, u hartua në vitin 718, por nuk u zyrtarizua deri në 757-ën. Këtë herë, ne kemi disa të dhëna për shkak të një libri të quajtur Rio-no-gige (Komentar mbi Rio).
I shkruar nga studiues japonezë dhe i botuar në 833, libri përmban pothuajse të gjithë kodin e administrativ të Joro-Rio. Disa shekuj më vonë, ai u plotësua me një libër të quajtur Rio-no-shuge, që bënte një studim krahasues mes kodeve japoneze dhe atyre kineze. Përfundimisht, historianët qenë në gjendje të përdorin kodin ekzistues kinez Tang, për të kuptuar aspektin penal dhe hartuar një Kod pothuajse të plotë Joro.
Papirusi i Deir el-Medinës
Deir el-Medina na ka dhënë shumë informacione mbi Egjiptin e lashtë. Kur qenë duke u ndërtuar varret në Luginën e Mbretërve, tek ky fshat i vogël u zhvendosën shumë tregtarë, artizanë, dhe profesionistë të tjerë, të cilët ishin të punësuar në realizimin e monumenteve. Ne kemi gjetur tashmë prova, që tregojnë se punëtorët përfitonin nga një formë primitive e sistemit të kujdesit shëndetësor.
Por, Deir el-Medina qe gjithashtu vendi i grevës së parë të punëtorëve të dokumentuar në histori. Kjo ngjarje është detajuar në një papirus të shkruar nga një skrib me emrin Amenakte. Greva ndodhi rreth vitit 1155 para Krishtit, gjatë mbretërimit të faraonit Ramsesi III. Zejtarët në Deir el-Medina, u ankuan se kishin 18 ditë pa marrë racionet e tyre të ushqimit. Prandaj, ata refuzuan të punojnë, duke u ulur në pjesën e pasme të tabernakullit të Menkeperes.
Kjo ngjarje shënon ndoshta edhe protestën e parë në këtë formë në histori. Greva vazhdoi për disa ditë, pasi punëtorët kërkuan që ankesat e tyre që shqyrtohen nga veziri. Përfundimisht, ky i fundit shkoi në Deir el-Medina dhe negocioi me sukses me drejtuesit e grevës. Skribi nuk vëren që greva ka qenë diçka veçanërisht e pazakontë, çka do të thotë se ka shumë të ngjarë të mos ketë qenë greva e parë që ndodhte, por vetëm më e lashta nga e cila ne kemi një dëshmi me shkrim.
Udhëzimet Breintri
Pati disa ngjarje që e shkaktuan Revolucionin Amerikan, por një nga çështjet kryesore ishin taksat e vëndosura nga Britania e Madhe ndaj kolonive, pa miratimin e këtyre të fundit. “Asnjë taksim, pa përfaqësim”. Ky qëndrim u përshkallëzua në vitin 1765, kur Parlamenti miratoi Stamp Act. Ai kërkonte që shumë materiale të shtypura nga kolonitë, të mbanin një pullë fiskale të prodhuar në Londër.
Teksa akti ishte kryesisht një përpjekje për të rritur të ardhurat britanike nga kolonitë, ai u dëshmua si masivisht jopopullor në Amerikë dhe shkaktoi disa protesta. Ai gjithashtu çoi në një nga protestat e para zyrtare kundër autoritetit të Parlamentit britanik në Amerikën e Veriut, një dokument i njohur si Udhëzimet Breintri. Në 24 shtator 1765, qyteti i Breintrisë në Masaçusets, organizoi një takim konsultativ, ku një përfaqësi prej rreth 50 njerëzish nënshkruan në mënyrë unanime një dokument të destinuar për Gjykatën e Përgjithshme të Masaçusetsit.
Dokumenti kritikonte veprimet e parlamentit britanik si një shkelje të Kartës së Madhe (Magna Carta). Përfundimisht, Udhëzime e Breintrisë u botuan në Gazetën Masaçusetsit dhe Gazetën e Bostonit. Bazuar në popullaritetin e dokumentit, arsyetimin dhe gjuhën e përdorur, Udhëzimet Breintri u miratuan nga dhjetëra qytete që kundërshtonin Stamp Act. Udhëzimet u bënë ndërkaq të njohura për shkak të njeriut që i shkroi ato – Xhon Adams. “Karriera” e tij si një aktivist politik vetëm sa kishte filluar, por ai do të luajë një rol të rëndësishëm gjatë revolucionit dhe më vonë do bëhet presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara.
Karta e Privilegjeve
Në vitin 1681, Uilliam Pen hartoi Kornizën e Qeverisë si kushtetutë për provincën e Pensilvanisë. Kushtetuta origjinale u miratua në 5 maj të vitit 1682. Një Kornizë e re e Qeverisë u miratua një vit më vonë dhe sërish në 1696, me e fundit që u njoh si Karta e Privilegjeve, e ratifikuar në vitin 1701. Ky version i kushtetutës mbeti në fuqi deri në 1776-ën.
Për të kremtuar 50 vjetorin e Kartës, Kuvendi i Pensilvanisë porositi një zile të re për shtëpinë e shtetit, e cila u bë një nga artefaktet më të dashura të vendit- Liberty Bell. Edhe pse trashëgimia e Kornizës së Qeverisë së Penit shtrihet përtej kësaj, ajo konsiderohet tashmë si një hap i rëndësishëm drejt demokracisë së vërtetë për më shumë liri dhe të drejta që parashikonte për fetë e ndryshme.
Ndonëse Uilliam Pen ishte një Quaker, ai qe një avokat i lirisë fetare i cili gjithashtu negocioi një marrëveshje paqësore me fiset e indianëve të Amerikës. Kur u kthye në Angli, ai u arrestua disa herë për bindjet e tij dhe kaloi kohën në burg, duke shkruar shumë pamflete për të çuar më tej kauzën e vet. Kur fjalët e kushtetutës së re të Penit mbëritën në Evropë, ato gjetën përkrahje në mesin e atyre që ndanin bindjet e tij. Filozofi francez Volter shprehej se Uilliam Pen “solli mbi tokë një Epokë të Artë”, ndryshe nga cilido më parë.
Popullit tim
Në 29 korrik 1914, një manifest me titullin “Popullit tim”, u shpërnda gjerësisht në të gjithë Perandorinë Austro-Hungareze. I nënshkruar nga perandori Franc Jozef një ditë më herët, manifesti shpallte zyrtarisht një deklarate lufte ndaj Serbisë, duke sinjalizuar fillimin e Luftës së Parë Botërore. Në këtë dokument, perandori e portretizonte veten si një njeri të paqes, të detyruar të hyjë në  luftë nga “provokimet e pandërprera” nga ana e Mbretërisë së Serbisë, për të mbrojtur nderin dhe pozitën e monarkisë së tij.
Titulli “Popullit tim”, ishte i përbashkët për manifestet e luftës. Franc Jozef përdori shumësin “popujt” për të nënkuptuar se ditur se Perandoria Austro-Hungareze, qe ishte një perandori multietnike e përbërë nga dy monarki të barabarta, plus mbretërinë autonome të Kroaci-Sllavonisë. Brenda pak ditësh, dokumenti u përkthye në të gjitha gjuhët e perandorisë, dhe u shpërnda në formë pamfletesh dhe posterash propagandistike.
Ai u botua edhe në të gjithë gazetat. Dokumenti u cilësuaa si kulmi i Krizës së Korrikut. Pas vrasjes së Arkidukës Franc Ferdinandit, shumë njerëz e kuptuan se lufta ndërmjet Serbisë dhe Austro-Hungarisë qe e pashmangshme. Kjo e fundit bëri një “përpjekje” për një pajtim të qetë, duke i lëshuar Serbisë një ultimatum që përmbante kushte të papranueshme, duke përfshirë pranimin e përfaqësuesve të qeverisë austro-hungareze në Serbi, praninë e policisë austro-hungareze në Serbi, dhe largimin nga qeveria serbe të të gjitha forcave ushtarake dhe vendosjen e administratorëve civilë të emëruar nga Austro-Hungaria. Mjafton të thuhet se lufta nuk shkoi siç kishte parashikuar Austro-Hungaria. Fundi i Luftës së Madhe solli rënien e Perandorisë Austro-Hungareze, dhe bashkë me të edhe të monarkisë Habsburgase. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button