Zodiak

Këto janë dy shenjat më me fat për sot, e enjte 18 tetor 2018

Cilat janë dy shenjat më me fat për sot?

GAFORRJA

Hëna dhe Urani do ju bëjnë dinamikë dhe shumë të sigurt në vetvete. Asgjë e keqe nuk do ju ndodhë për asnjë moment sepse përherë do dini si të veproni. Nëse keni një lidhje do bëni gjëra të veçanta për partnerin dhe ai do ndihet mirë. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni. Merrni kohën e duhur për të reflektuar mbi të ardhmen e jetës suaj. Në punë do keni shumë energji. Merruni fillimisht me ato që janë më të rëndësishme e më pas me të tjerët Iniciativa juaj nuk do të shuhet asnjë çast prandaj përgatituni të merrni komplimente nga kolegët apo shefat tuaj. Me financat nuk do dini si të silleni dhe shpesh keni për të bërë gabime të pafalshme. Po nuk e shtrënguat rripin tani që është momenti më vonë do e keni më të vështirë.

AKREPI

Gjatë ditës së sotme do jeni shumë të butë dhe të gatshëm për t’ua plotësuar dëshirat atyre që i doni aq shumë. Nëse keni një lidhje do jeni në kërkim të paqes dhe qetësisë absolute. Personat e afër do ju ndihmojnë më çfarë të munden që marrëdhënia me partnerin të ecë sa më mirë. Edhe ju beqarët do kërkoni vetëm qetësi dhe nuk do kërkojnë angazhime. Sipas tyre ka kohë për çdo gjë dhe sot thjesht nuk është momenti për të hedhur hapa. Në punë nuk do ketë asgjë jashtë të zakonshmes. Vazhdoni projektin që keni nisur. Financat menaxhojini sipas nevojave që keni dhe mos kryeni absolutisht shpenzime të nxituara. Po menduat për të ardhmen ajo do jetë më e ndriçuar.

Leave a Reply

Back to top button