Psikologji

Këto janë fjalitë, që kujtdo do t’ia ulnin vetëbesimin. Lexoji dhe mundohu të mos i përdorësh…

Shumica e njerëzve që përpiqen t’i ulin të tjerët, janë manipulues, gjykues, nuk mbajnë përgjegjësi për ndjenjat e tyre, nuk kërkojnë falje dhe të detyrojnë t’u japësh shpjegime. Të duket qesharake të mbash pranë dikë të tillë? Epo ja që edhe mund të jesh pranë një personi toksik, por sërish të mos e kuptosh menjëherë. Edhe pse ata arrijnë ta bëjnë negativ mjedisin përreth, edhe pa folur asnjë fjalë, sërish personat toksikë përdorin disa fjali të zakonshme për të ulur vetëbesimin e të tjerëve përreth. Këto janë gjashtë fjalitë më të përdorura:

  1. “Po tregohesh shumë dramatik/e”. Ndodh shpesh që njerëzit toksikë t’i lëndojnë me qëllim njerëzit pranë dhe kur i shohin ata të prekur, u thonë se po tregohen tepër dramatikë. Mirëpo fjali të tilla mund t’i lëndojnë akoma më shumë të tjerët dhe t’ia ulin atyre vetëbesimin, duke menduar se janë njerëz të dobët.
  2. “Nuk e di se çfarë po flet”. Kjo është një fjali tipike e përdorur prej tyre. Personave toksikë u duket vetja tepër superior krahasuar me të tjerët dhe përpiqen përherë të tregojnë se çdo gjë është ashtu siç e thonë ata. Çdo mendim tjetër për ta është i gabuar, por me fjali të tilla harrojnë se i lëndojnë të tjerët dhe i bëjnë ata të humbasin vetëbesimin.
  3. Është i gjithi faji yt. Nuk është e thënë të jetë vërtet faji i dikujt tjetër. Me shumë mundësi ndodh që fajin ta ketë vetë personi toksik, por përpiqet ta bëjë personin tjetër të ndihet në faj dhe t’i kërkojë falje. Ata vetë nuk kërkojnë asnjëherë falje.
  4. “Je shumë i/e pasigurtë”. Në të vërtetë janë ata vetë të pasigurtë, por përpiqen të bëjnë personat e tjerë të ndihen keq, në mënyrë që vetë të fitojnë siguri. Nëse ke përballë një person të tillë, mos u ndje aspak keq. Mos u kushto rëndësi fjalëve të tyre, sepse nëse e bën, vetëvlerësimi yt do të prekë minimumin e mundshëm.
  5. “Nuk e di as pse po qëndroj mik me dikë si ti”. Është frazë tipike që do ta dëgjoni prej njerëzve toksikë. Mos ia vini re, pasi natyra e tyre është natyrë tipike e një personi narçist. “Ti je idiot; i pavlerë; dështak” mund të jenë pasueset e fjalisë së mësipërme. Mos i kushtoni rëndësi. Ato fjalë nuk kanë aq shumë lidhje me ty, sa me vetë personin toksik që është i pakënaqur me veten e vet. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button