Mistere

Këto janë gjëra shumë të zakonshme, por njerëzit kanë besuar se i ka shpikur “Shejtani”

Nga David Tormsen

Djalli është akuzuar për krijimin e shumë gjërave, duke përfshirë edhe muzikën rock & roll, Herri Poterin, Dungeons & Dragons, dhe shumë elementë të tjerë të industrisë së argëtimit. Por ju mund të befasoheni kur të mësoni, se disa gjërat më të zakonshme përreth jush janë akuzuar rëndë si vepra djallëzore të Satanait.

10. Pirunjtë

Edhe pse grekët e lashtë e përdornin një vegël si piruni kur konsumonin mishin, vetëm në shekullin VII të Erës Sonë ai u shfaq në Lindjen e Mesme si një vegël me të cilën hahej. Kur Dozhi i Venecias u martua me një princeshë bizantine në shekullin e XI-të, përdorimi prej saj i një piruni të artë për të ngrënë u prit me dyshim dhe frikë nga popullsia italiane.

Libri “Dëshira për tu ushqyer” thoshte: “Ushqimi është një dhuratë nga Perëndia, dhe përdorimi i një mjeti artificial për ta përcjellë atë në gojë, nënkuptonte se kjo dhuratë qiellore qe e papërshtatshme për t’u prekur nga dora e njeriut”. Kur ajo vdiq nga murtaja, shumë menduan se ishte një ndëshkim nga Zoti. Kishte mjaft dyshime rreth ngjashmërisë së pirunit me sfurkun e Djallit, i cili është huazuar ndoshta nga portretizimet e perëndive greke dhe romake. Prandaj ky mjet i domosdoshëm sot në tavolinë, u pranua në Evropë vetëm disa shekuj më parë, dhe madje edhe atëherë, u cilësua si dyshimtë ose femëror nga shumë njerëz për një kohë të gjatë. Përdoruesi i parë i pirunit në Angli, Tomas Korjat, u tall për lëvdatat e tij ndaj pirunit, të cilin ai e pa si një mjet shumë higjenik. Ai u quajt “Furcifer”, një neologjizëm latin që do të thotë “pirun-bartës”, dhe tingëllonte padyshim i ngjashëm me “Lucifer”.

9. Instrumentet muzikore

Ekziston një besim të përbashkët në kuadër të traditës islame, sipas së cilës instrumentet muzikore janë shpikur nga Satanai, pasi ai ishte xheloz për zërin e Da’udit apo Davidit në Bibël, kur ky këndonte. Brenda të njëjtës traditë, është theksuar se Tubali, një pasardhës i Kainit, shpiku lahutën, dajren dhe flautin. Një traditë siriane thotë se instrumentet janë shpikur nga të bijat e Kainit, për të festuar vdekjen e Abelit.

Ndërsa muslimanët e tjerë pohojnë se nuk ka ndalim të plotë të muzikës në Kur’an, dhe se kjo mund të bëhet për lavdinë e Perëndisë, interpretimet ultrakonservatore e cilësojnë të gjithë muzikën haram. Në disa shkolla të Islamit, muzika besohet të shkakton ulçerat, diabetin, dhe çmendurinë ndërsa vonon përparim frymor dhe etik.

Umajad Kalifi Umar ibn Abdul-Aziz dikur ka shkruar:”Le të jetë mësimi juaj i parë urrejtja ndaj instrumenteve muzikore që vijnë nga djalli dhe shkaktojnë zemërimin e Allahut; pasi ka mësuar nga burime të besueshme se qëndrimi në një vend ku luhet muzikë rrit hipokrizinë në zemër, ashtu si uji rrit bimët”. Por ekziston edhe një traditë brenda Krishtërimit që e përshkruan Satanin si një muzikant, bazuar në fragmentet e librit të Ezekielit, ku deklarohet se Satanai ishte një kerubin në krye të muzikës në Parajsë përpara Rënies, dhe se ai ruan këto aftësi, duke ushtruar një ndikim të rrezikshëm sot në botën muzikore.

Ezekieli 28:13 i thotë Satanait:”Përgatitja e dajreve dhe flauteve të tua ndodhi që ditën që u krijove”. Kjo sugjeron se fuqia e tambureve dhe instrumenteve në formën e pipës personifikojnë Satanain. Thënë këtë, ky interpretim është disi spekulativ, pasi ka disa referenca të tjera në Bibël të instrumenteve muzikore në Parajsë, dhe është e paqartë se cilat qenë detyrat e Satanait para Rënies.

8. Socializmi

Ndërsa ekziston një traditë të nderuar e kristian socializmit, dhe disa e shohin ideologjinë e majtë si një reflektim të mësimeve të Jezusit, disa të krishterë të krahut të djathtë besojnë se socializmi i ka rrënjët tek makinacionet e Satanait. Sipas faqen së internetit të ekstremit të djathtë ‘Kanada Free Press’, themelet e socializmit qëndrojnë tek herezias e Joakimit nga Flora, që pretendonte se historia ishte e ndarë në epokat e Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë.

Ashtu si Joakimi që besonte se kisha duhet të reformohet për të krijuar një utopi shpirtërore, edhe Marksi besonte se shteti do të shpërbëhet për t’i hapur rrugë utopisë. Socializmi si vepër e Djallit, nxjerr në pah refuzimin e Perëndisë tek shkrimet e anarkistëve si Bakunin dhe Proudoni, si dhe tek poezia anti-Perëndi e Karl Marksit kur qe në moshë të re. Bakunin shkroi:”Me këtë revolucion do të zgjojmë djallin tek njerëzit, për të ndezur pasionet më të ulëta. Misioni ynë është të shkatërrojmë dhe jo ndërtojmë! Pasioni i shkatërrimit është një pasion krijues”.

Ndërkaq Prudoni ishte më e drejtpërdrejtë:”Eja Satana, eja, o i sulmuari i priftërinjve dhe i mbretërve! Më lejo të të përqafoj, lermë të shtërngoj në gjirin tim! Ka kohë që unë të kam njohur; dhe ti më ke njohur mua! Veprat e tua, o i bekuari i zemrës sime!”. Është argumentuar më tej se ideologjia e majtë përfaqëson një refuzim të Dhjetë Urdhëresave të Moisiut.

Shtetet komuniste kundërshtojnë Perëndinë, për të krijuar idhuj të rremë në formën e kulteve të personalitetit. Historikisht, ata kanë hedhur poshtë ritet shenjta, dhe inkurajuar fëmijët të denoncojnë prindërit e tyre tek autoritetet për rebelim politik, vrarë miliona njerëz në gulagë, dhe ndërtuar të gjithë sistemet e tyre ekonomike për të vjedhur dhe skllavëruar.

7. Duhani

Spanjollët u alarmuan dhe çoroditën në fillim nga duhani. Kolombit i bëri shumë përshtypje kur iu dha si dhuratë nga ana e vendasve, dhe më vonë ankohej se disa prej njerëzve të tij, “nuk ishte në gjendje t’i përmbante nga kënaqja e vesit të ri”. Spanjollët e parë që në fakt i panë vendasit të pinin duhan  ishte përkthyesi Luis de Torres dhe detari Rodrigo de Jerez, i cili shpejt filloi ta pijë vetë atë.

Në vitin 1498, Jerez mori 6 arka duhan para se të kthehej në Barcelonë, por zakoni i tij i tymosjes së kësaj bime alarmoi spanjollët, të cilët dyshuan se kjo ishte një vepër e Djallit. Jerez u arrestua më pas nga ana e inkuizicionit dhe kaloi disa vite në buerg. Mbreti Xhejmsi I e konsideronte duhanin një shpikje të djallit, duke shkruar se qe një zakon i pështirë i egërsirave të pafe dhe akoma më keq i francezëve dhe spanjollëve. Pirja e duhanit cilësohej një mëkat vdekjeprurës në Rusi dhe Lindjen e Mesme, dhe Papa Klementi VIII kërcënoi me shkishërim cilido që guxonte ta pinte.

6. Telefoni

Shkrimtari Ambros Birs e përcaktoi në një rast telefonit si “një shpikje të djallit ,e cila shfuqizon disa nga avantazhet që e bëjnë një person të vrenjtur të ruajë distancën e tij”. Ai po shprehej në mënyrë satirike, por kur u shpik telefoni, pati shumë që e panë me dyshim dhe folën për një origjinë djallëzore.

Kur telefoni u prezantua për herë të parë në Suedi, shumë banorë ruralë kishin frikë se ishte magjike dhe se telat e telefonit do të ndillnin rrufetë ose frymërat e liga. Predikuesit nëpër kisha e konsideruan telefonin si një instrument të djallit, dhe telat shpesh këputeshin apo vidheshin nga farmerët e nevrikosur. Amish dhe Rendi i Vjetër Menonit në Pensilvani të SHBA-së kishte një pikëpamje të ngjashme. Shoqëritë e tyre udhëzoheshin nga Gelassenheit, një ndjenjë e përkatësisë dhe e ndarjes nga bota e jashtme nga veshja, gjuha, tradita, komunikimi joverbal, dhe një kod moral.

Format e reja të komunikimit perceptoheshin si një kërcënim ndaj komunimit ballë-për-ballë, që qëndron në thelb të rendit të tyre shoqëror. Gazetari etiopian Paulos Ngo shkruante për futjen e telefonit në oborrin e perandorit Menelik:telefoni i parë u instalua në vitin 1889, dhe lajmet se shumë klerikë nuk e pëlqyen teknologjinë e re mbërritën deti tek veshët e perandorit. Tetë përfaqësues të klerit takuan Menelikun dhe i thanë se telefoni në pallatin e tij ishte në fakt puna e Djallit, ndaj dhe duhet të hiqej prej andej dhe shkatërrohej në publik. Meneliku në fillim u dha të drejtë, por më pas gjatë një takimi me oborrin e vet i akuzoi klerikët, se po kërkonin të sabotonin punën e tij në zhvillimin e vendit.

5. Zaret

Nuk është ndoshta shumë e habitshme, pse bixhozi është kritikuar si një mëkat kaq i madh në mesjetë. Ai është parë si inkurajues i blasfemisë dhe idhujtarisë, dhe për disa bixhozxhinj u tha se kishin zëvendësuar Zotin me Decius, perëndisë e zareve, në lutjet e tyre. Sipas shkrimtares Bernadet Paton, Fretërit Sienezë besonin se luatja me zare ishte një formë adhurimi satanike, dhe se bixhozxhinjtë do të “binden vullnetit të zareve mbi atë të Perëndisë”.

Xhon Mirk, një klerik i lartë anglez në shekullin XIV, pajtohej me këtë qëndrim duke thënë:”Çfarë duhet të themi për priftin, që duke hedhur zaret mbi tryezën e kumarit, në të njëjtën kohë ia shet shpirtin e tij djallit! Ai e bën atë tavolinë një altar për veten e tij, mbi të cilën ofron deri pasuritë e Kishës për Djallit si dhe mallrat e të tjerëve gjithashtu. Me betimin e rremë dhe skema të tjera mashtrimi, ai mundohet të përvetësojë shuma të mëdha”.

Predikuesi domenikan Gabriel de Barleta thoshte:”Ashtu si Perëndia shpiku 21 shkronjat e alfabetit, edhe Djalli shpiku zaret, në të cilën ai vendos saktësisht 21 pikë”. Një poemë franceze e  shekullit XIV me titull “Du Jeu de Dez”, pohonte se Djalli bindi një senator romak të shpikë zaret. Zari simbolizonte Rënien, dhe secila nga faqet e zareve përfaqëson zemërimin ndaj një elementi të shenjtë –njëshi për Perëndinë, dyshi për Perëndinë dhe Virgjëreshën Mari, treshi për Trininë, katra për evangjelistët, pesa për plagët e Krishtit, dhe gjashta për gjashtë ditët e Krijimit.

4. Smurf (xhuxhat blu)

Gjatë viteve 1980, u përhapën zëra në mesin e Dëshmitarëve të Jehovait se Smurfs ose xhuxhat blu të një seriali të animuar belg ishin satanike. Në vitin 2008, një person që pretendonte të ishte një ish-dëshmitar i Jehovait postoi në Yahoo reagimet për dëgjimin e zërave se xhuxhat blu që sipas përrallës jetonin në pyje nën strehën e kërpudhave, flisnin fjalë të pista dhe kafshonin fëmijët.

Të tjerë që pretendojnë të jenë ish-Dëshmitarë përmendin të njëjtat thashetheme mbi një koment në “Reddit”, së bashku me një tjetër thashethem të pabazë se fjala “Smurf” do të thotë “demon” në gjermanisht.  Në vitin 2011, teleevangjelistja Doroti Spolding u pyet nëse filmi i animuar “Poni im i vogël” ishte satanik, ajo u përgjigj:”Unë mendoj se po, por s’jam e sigurtë”.

Ajo pastaj vazhdoi përçartjet mbi Smurf-ët dhe prirjen e tyre ndaj pentagramëve satanike. Ajo gjithashtu përmendi një fëmijë që kishte probleme me gjumin, derisa familjarët i hoqën dhe më pas i dogjën që gjitha vizatimet me xhuxhat Smurf në dhomën e tij, dhe me pas e vajosën atë me vajra të shenjta, ndërsa u kërkuan engjëjve ta pastrojnë ngë frymërat e liga.

3. Kryqi

Pasuesit e Kishës së Perëndisë së Madhe besojnë se simboli i kryqit nuk është aspak i krishterë, por më tepër një mashtrim i Djallit, që rrjedh nga traditat e vjetra pagane. Simboli për zotin babilonas të natyrës Tamuzin thuhet të jetë gërma babilonase “T”, e cila i ngjante një kryqi. Ata pretendojnë se kryqi nuk qe përdorur publikisht për të simbolizuar krishterimin deri në kohën e perandorit Kostandin, duke lënë të kuptohet se vizioni që ai gjoja pa në fushën e betejës erdhi nga djalli dhe jo Perëndia.

Pasuesit thonë se romakët kishin dy metoda kryqëzimi. E para përfshinte vetëm një tra dhe ne jemi më të njohur me të. Tjetra përfshira lidhjen e të burgosurit në një tra dhe rrahjen me kamxhik me thumba me majë hekuri, derisa mishi i tyre të ishte i zhveshur apo i dukeshin zorrët. Të dënuarit më pas dërgoheshin të zvarrisnin traun deri në vendin e ekzekutimit. Ata thonë se Bibla nuk thotë qartazi se cilën formë të kryqëzimit vuajti Jezusi, dhe përveç kësaj, pse duhet që që një metodë ekzekutimit të shndërrohet në një simbol fetar? Sipas tyre, kryqi u popullarizua qartazi nga Satanai duke tallur botën me adhurimin e një simboli.

2. Futbolli

Sipas ungjillores nigeriane Evang Fumilayo Adebayo, loja e njohur ndryshe si “futboll” është shpikur si një formë e idhujtarisë nga vetë Djalli. Pasi njerëzimi kërkoi të mbërrijë Parajsën duke ndërtuar Kullën e Babelit, Perëndia ngatërroi gjuhët e tyre dhe i shpërndau nëpërmjet erërave, ose të paktën kështu thonë shkrimet e shenjta. Futbolli është një lojë që bashkon klasa, kombe dhe fe, me njerëzit që adhurojnë lojtarët dhe ekipet e tyre të preferuara.

Futbolli argumenton ajo, është pjesë e një axhende për të krijuar një qeveri botërore dhe ngritjen e Antikrishtit. Ajo pretendon se ka një frymë ose Zot të futbollit, për të cilin ekziston një tempull në Brazil, dhe se në këtë frymë është Satani. Shpirti thuhet se sjell prosperitet dhe sukses, por ai ka një sekret të errët. Ajo thotë:”Ju e doni futbollin, pasi jeni të pushtuar nga demoni e futbollit. Pothuajse të gjithë në botë janë pushtuar nga ky demon, dhe vetem pak kanë mbetur jashtë. Shumë pushtohen që në barkun e nënës ose si foshnje.

“Tifozeria e futbollit është një formë e idhujtarisë që inkurajon sjelljen imorale, dhe i shpërqëndron njerëzit nga adhurimi i Perëndisë. Ajo gjithashtu inkurajon mëkate të tjera, të tilla si gjuha e urrejtjes, dhuna, zemërimi dhe lojërat e fatit, dehja, magjia, sakrifica e kafshëve dhe homoseksualiteti. Ajo i referohet dëshmisë së të riut nga Gana, Emanuel Agiarko, i cili pretendohet të ketë pasur një vizion të tifozëve të futbollit dhe ekipeve kombëtare të futbollit që përdornin parfume, vajra, dhe unaza okulte, ndërsa udhëhiqeshin nga demonë të çuditshëm nëpër një tunel që çon në Ferrin e përjetshëm.

1. Teatri

Në vitin 1632, një puritan i quajtur Uilliam Prin shkroi “Histriomastix:The Player’s Scourge”, duke argumentuar se teatri ishte një shpikje mëkatare e djallit. Ai ishte i zemëruar veçanërisht nga harxhimi i letrës së cilësisë së lartë për pjesës e botuara teatrale sesa për veprat e krishtera. Sipas tij edhe veprat e Shekspirit qenë shtypur në letër më të mirë se shumë kopje të Biblës.

“Aktorët dhe dramaturgë ishin ‘mjeshtra-lavire, rufianë, pijanecë, dhe të pafe” dhe padyshim ishin të angazhuar në akte të adhurimit të Djallit. Ai shkoi shumë larg, kur etiketoi “kurvë” një aktore që në fakt ishte njëherazi edhe gruaja e mbretit Çarls I, Mbretëresha Henrieta Maria.

Sipas një shënim të shkruar me dorë, të gjetur në një kopje të Histriomastix, “për shkrimin e këtij libri, Prin u dënua të paguajë një gjobë prej 5.000 paundësh, ndërsa iu prenë veshët në një shtyllë ndëshkimi”.

Në vitin 1910, Pastori Isak M. Haldeman postoi një shpallje në “The Neë York Times”, duke pretenduar se teatri ishte një shpikje e djallit, dhe vetë lëvdohej se nuk kishte parë kurrë një shfaqje në jetën e tij. Ai tha:”Ato janë jashtë jetës sime, së bashku me vallëzimin dhe lojën me letra. Të gjitha ato janë pjesë e kësaj bote dhe bëjnë dëm”. Kjo ishte e kuptueshme, duke pasur parasysh botëkuptimin e tij. Ai gjithashtu i frikësohej ndikimit të paperëndishëm të një stacioni metroje, duke ka deklaruar se e drejta e votës grave do ta ”përmbyste zonën me idiotësi, paragjykime, dhe mungesën e ligjit, nën drejtimin e forcave të huaja”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button