Zodiak

Këto janë huqet e shenjave të zodiakut në dashuri (dhe disa këshilla për ju)

Huqet e 12 shenjave të zodiakut në dashuri:

Dashi: Zgjidhini betejat në të cilat doni të luftoni

Jo të gjitha mosmarrëveshjet duhet të çohen deri në fund ! Ndonjëherë është më e rëndësishme qetësia shpirtërore sesa një “luftë e fituar” ! Nëse do të vazhdoni të konfliktoheni edhe për arsyen më të vogël, do të humbisni luftën

Demi: Qetësohuni, jepini partnerit hapësirën e nevojshme

Një dem romantik do të bëjë çështë e mundura për t’i treguar partnerit se e duan, por kujdes me balancën midis gjesteve të ëmbla dhe “marrjes së frymës” ! Gjithësecili prej nesh (përfshirë dhe vete ju) ka nevojë  për hapësirën e vet personale.

Binjakët: Mos e lini veten pas dore

Kur themi këtë nënkuptojmë interesat dhe hobit tuaj ! E dini përse ju mërziteni shpejt nga lidhjet? Sepse hiqni dore nga vetja juaj, i përkushtoheni tërësisht partnerit dhe brenda një kohe shumë të shkurtër nuk keni më për çfarë të flisni ! Thënë shkurt  humbisni interesin!!

Gaforrja: Besojeni të dashurin e zemrës

Mjaft dyshuat për çdo gjë ! Besoni në atë çka keni ndërtuar me njeriun e zemrës dhe jetojeni! Dilni nga guaska.

Luani: Lërini të tjerët të kuptojnë se ju i doni dhe i vlerësoni

Ju jeni CEO i jetës suaj, , por në një marrëdhënie, duhet që dhe tjetri të ndihet i rëndësishëm! Lërini të tjerët të kuptojnë që ju i doni pranë në jetën tuaj, pasi në dukje jeni aq arrogantë saqë të bëni të besoni se JU nuk keni nevojë për askënd.

Virgjëresha: Prano gabimet

Askush nuk është perfekt ! Ndonëse ju jeni shenja që i afrohet më shumë kësaj të fundit, sërish bëni gabime ! Pranojini dhe jetoni në paqe me veten tuaj dhe të tjerët

Peshorja: Jini  vetvetja

Mos lejoni që nevojat dhe dëshirat e të tjerëve të anashkalojnë dëshirat dhe nevojat tuaja reale. Nëse jeni në humor për pica, mos thoni “hamë çfarë të duash zemër” thoni :Dua picë ! Partneri juaj nuk do t’ju dojë më pak nëse ju jeni vetvetja, përkundrazi ! Kjo tregon vendosmëri dhe është për t’u adhuruar.

Akrepi: Jeta është e shkurtër mos mbani mëri

Akrepi është shenja që mban më shumë inat dhe që fal rrallë *për të mos thënë kurrë. Por në një marrëdhënie ia vlen të liroheni nga mëritë dhe të falni! Është ndjesi e papërshkrueshme, provojeni.

Shigjetari:Mbani gojën

Jo rrallë herë shigjetari flet pa u menduar, troç, si t’i vijë për mbarë ! Fjalët lëndojnë, ndaj të kesh takt në komunikim është thelbësore. Nuk po themi të heshtni e të mos thoni mendimin tuaj, por kuptojeni se ka disa mënyra të shprehuri.

Bricjapi: Mos e merrni aq seriozisht

Që në takimin e parë, bricjapi do t’ju flasë për një lidhje serioze, për martesën, fëmijët, problemet e zakonshme të një familjeje të re etj etj ! Duhet ta kuptoni që në këtë mënyrë “i trembni” të tjerët dhe pas takimit të parë do të zhduken pa lënë gjumë.

Ujori: Mjaft u hoqët sikur i dini të gjitha

E dimë që jeni shenjë gjeniale, por mos u tregoni egoistë. Pranoni botëkuptimin dhe pikëpamjet e tjetrit dhe lërini të kuptojnë se mendimin i tyre ka vlerë për ju ! Në fund të fundit a nuk ishin dhe ata gjeniale, sepse arritën t;ju bënin për vete?

Peshqit: Mos jini hero

Peshqit vetësakrifikohen  për ata që duan. Por jo të gjithë e meritojnë! Marrëdhëniet janë për të dhënë e për të marrë dhe nëse gjërat nuk janë të dyanshme, ju po humbisni kohën dhe energjinë tuaj. Dikush tjetër aty jashtë ju meriton.

Leave a Reply

Back to top button