Psikologji

Këto janë kodet e “rilindjes” tënde personale

I kushtoj më shumë kohë gjërave që më japin kënaqësi

Nuk je një viktimë për t’u flijuar. Angazhimet dhe detyrimet kanë rëndësinë e tyre, padyshim, por nuk janë gjithçka. Je edhe ti, dhe janë gjërat që të bëjnë të ndjehesh mirë. Futi më shumë në ditët e tua.

Them atë që mendoj, pa e qortuar gjithmonë veten time

Fillo pak e nga pak. Pa arrogancë, por me vendosmëri. Do të shohësh se frika se mos zhgënjen, se mos lëndon, se mos shkel do të ikë.

Pranoj pak mungesë rregulli dhe papërsosmëri

Kaosi është krijues. Nuk do të thotë se duhet të zhytesh në konfuzion, por që duhet të ketë hapësirë për improvizimin, për instiktin. Për gjërat “jashtë programi”.

I lë hapësirë anëve të mia që janë më të pazakonta

A ka pasur raste kur ti, një person i druajtur, ke folur për orë të tëra? Apo kur, ti që zakonisht je kaq serioze, i ke bërë të gjithë të argëtohen? Ushqeji cilësitë që të pasqurojnë dhe nxirri në dritë.

/ bota.al

Leave a Reply

Back to top button