Enciklopedike

Këto shenja të Horoskopit janë flirtuese. Hedhin gjithmonë hapin e parë

Dashi

Kur personat e shenjës së dashit e dinë se ç’duan, nuk kanë frikë të hidhen për ta marrë. Për ta, është e zakonshme të shfaqin vendosmëri. Por ndërsa janë të vendosur kur bëjnë lëvizjen e parë, nuk janë agresivë si disa prej shenjave të tjera. Tek ta, vendosmëria ngjan ndryshe. Personat e shenjës së Dashit kanë shumë kurajë dhe besojnë mund të bëjnë gjithçka që u vjen në mendje. Kështu kur bëjnë lëvizjen e parë, duken shpesh si ata tipat optimistë që vijnë të të kërkojnë numrin – ose të paktën të flisni me ta. Dhe shpesh është e vështirë të refuzohen.

Luani

Personat e shenjës së Luanit kanë vetëbesim të lartë dhe s’kanë frikë ta shfaqin. janë shumë dominues dhe nuk u reziston dot, gjë që shumë njerëz e kërkojnë tek një partner. Dikë pra që të marrë udhëheqjen dhe që është shumë intrigues/e për t’u injoruar.

Sigurisht, fakti që janë dominantë nënkupton që nuk kanë frikë të bëjnë lëvizjen e parë. janë lloji i shenjës që bëjnë lëvizjene  parë duke u siguruar që ju ua dini emrin dhe mësoni diçka unike në lidhje me ta, para se të largohen. Ndoshta tregon një barcaletë apo ju jep një buzëqeshje çarmatosëse, por sido që ta bëjë lëvizjen e parë, e sigurtë është që nuk do e harroni.

Akrepi

Akrepi janë të vendosur, por e bëjnë në një mënyrë që ju bën të mendoni se janë më agresivë, se sa thjesht po përpiqen të bëjnë përshtypje. Për Akrepin përshtypja e parë ka shumë rëndësi kështu që bëjnë shumë përpjekje që t’ia dalin. Kur bëjnë hapin e parë, duan të tregojnë se sa pasionantë dhe interesantë janë si partnerë, dhe këtë zakonisht e bëjnë duke flirtuar apo nisur një bisedë me ju. Ata e shijojnë jetën dhe marrin maksimumin nga e përditshmja, kështu që nëse shohin dikë që u intereson, e bëjnë lëvizjen e parë pa u menduar dy herë.

Bricjapi

Mund të duket si një shenjë më serioze kur flitet ëpr marrëdhëniet, por kjo ndodh vetëm sepse vendosmëria e tyre për të gjetur dashurinë i bën të përpiqen fort në përshtypjen e parë. Kur kanë një gjë në mendje, u duhet shumë përpjekje për të menduar ndrshe. Kështu që kur e ndan mendjen që të flirtojë dhe nisë një bisedë me ju, asgjë nuk do e ndalë. Dhe ndërkohë që mund të duken pak të sikletshëm ndonjëherë, Bricjapët nuk kanë frikë të bëjnë lëvizjen e parë nëse duan vërtetë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button