Horizonti.al

Këto vezë të stazhionuara janë një traditë e vjetër kulinare kineze

Dimë se vezët gatuhen në mënyra të ndryshme. Në Kinë ka diçka më të sofistikuar. Në fakt ka mbi 100 vite kjo mënyrë. Një fermer  gjeti vezë rose që ishin ruajtur nën baltë, pasi i provoi se mund të haheshin, u përpoq t’i dyfishonte manualisht dhe përfundimi mbijetoi për shekuj për popullatën juglindore të Azisë. Përgatitja e saj nuk ka ndryshuar. Për këtë nevojiten limon (lime), kripë, hi druri të djegur dhe çaj i zi. Në këtë përzierje shtohen vezë rose ose të pulës dhe stazhionohen nga 7 javë deri në 5 muaj. Përgatitja e tyre nuk është e ndërlikuar.

Pavarësisht emrit këto vezë gjenden në supermarkatë, në shitës ambulantë dhe në restorante. Këto vezë nuk janë vezët klasike me të bardhë veze dhe të verdhë dhe pamja e tyre nuk është shumë e pëlqyeshme, kanë një përbërje xhelatinoze, tonalitetet e saj janë kafe e errët dhe jeshile. Edhe aroma e tyre nuk është më e mirë, madje e kanë krahasur me urinën e kalit. Pavarsisht aromës qelbëse, shija është e papritur. Butësia kremoze e kësaj veze shërbehet me erëza të ndryshme që i japin shije pikante dhe të ëmbël. Nuk ka një orë të veçantë për t’i ngrënë. Mund t’i shijoni në mëngjes, në drekë, darkë ose si aperitiv. Nëse ju pëlqen edhe si ëmbëlsira. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button