HistoriHorizonti.al

Kina e lashtë e njihte ekzistencën e Romës së lashtë, dhe ka prova të vizitave të ndërsjellta

Seria: Fakte interesante që do ndryshojnë mënyrën se si e shihni historinë

Provat gjenetike tregojnë se njerëzit në Evrope, kishin kontakte me njerëzit në Kinë që në shekullin e III Para Erës Sonë. Po ata kishin edhe kontakte fizike mes tyre. Studiuesit kanë gjetur ADN mitokondriale evropiane tek banorët e Kinës Perëndimore.

Nga ana tjetër, në vitin 2010, arkeologët në Itali zbuluan një varr të shekullit II të Erës Sonë, që përmbante një burrë me një nënë nga Azia Lindore. Por ndoshta provat më interesante që kemi vijnë nga “Weilue”, një dokument i hartuar nga kinezët rreth Perandorisë Romake gjatë shekullit III Pas Erës Sonë, e cila përfshinte edhe udhëzimet se si shkohej atje.

“Vetëm ecni në çdo rrugë, me sa duket të gjithë të çojnë atje!”.  Ata e quajtën Romën Da Qin, një vend me njerëz të mahnitshëm që mund të “nxirrin zjarr nga goja e tyre”, dhe “të xhonglonin 12 topa me një aftësi të jashtëzakonshme”.

Ata mendonin se banorët e Da Qin ishin “të gjatë dhe të virtytshëm” si kinezët, dhe dallonin vetëm nga rrobat e tyre të çmendura. Por ajo që dukej se ngatërronte më shumë kinezët, ishte koncepti i sundimtarëve jo të përhershëm.

Ata besonin se Da Qin, qeveriseshin nga “shumë mbretër të vegjël”, të cilët ishin përzgjedhur për shkak të virtyteve të tyre, dhe pastaj rrëzoheshin pa shumë ceremoni, sa herë që mbreteria prekej nga një fatkeqësi. Ata shkruanin se raste të tilla, mbretërin e linin fronin pa bërë rezistencë dhe pa u ankuar, cka ishte vepra fiksion më e madhe që ka prodhuar ndonjëherë Kina. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button