Analiza

Kina po ndërton një rend të ri global?

kina1The Economist e ka përshkruar si “shumë shqetësues” nga këndvështrimi i Perëndimit, afrimin e shteteve të tjerë në Organizatën e Shangait për Bashkëpunim (organizmi ndërqeveritar i themeluar në 14 qershor 2001 nga krerët e shteteve të pesë vendeve: Kina, Rusia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani). E frikshme perspektiva “e një lloj NATO-je të udhëhequr nga Kina”
Edhe vendet aziatikë me një traditë demokratike të konsoliduar, si Mongolia, janë anëtarësuar në rolin e vëzhguesit në organizatën për integrimin rajonal, deri kur do të kërkojnë anëtarësimin, thuhet në blogun editorial të revistës. Cilat janë arsyet që shtyjnë qeveritë e Azisë të bëhen aleate me Kinën dhe Rusinë në grupin e Shangait?, pyesin autorët britanikë.
Gjatë samitit të fundit të organizatës në Dushanbee (kryeqyteti i Taxhikistanit), që u zhvillua në 11 dhe 12 shtator, presidenti i Kinës, Xi Jinping ka thënë se agjencia “duhet të përqëndrohet në luftën kundër ekstremizmit fetar dhe terrorizmit në internet”. Kjo qasje, sipas opinionit të Economist, është shumë efikase për vendet aziatikë të goditur nga një epidemi intolerance xhihadiste. Një numër shembujsh të fundit konfirmojnë se kjo e keqe mund të luftohet, vetëm nëse bashkohen forcat. Në fakt, disa nënshtetas kinezë të etnisë ujgure, që vijnë prej provincës autonome kineze të Xinjiangut u kanë hapur luftë forcave qeveritare në zonat e Pakistanit dhe SHtetit Islamik në Siri dhe Irak. Këtë muaj, 4 ujgurë që kanë lidhje me ISIS janë arrestuar në ishullin indonezian të Sulavezit. Këta vinin nga Kina, përmes juglindjes së Azisë dhe ata përbëjnë një rrezik për të gjithë vendet e rajonit.
Ndërkohë, Organizata e Shangait ofron instrumenta për hetimin dhe riatdhesimin e këtyre individëve, nëse është e nevojshme. Prandaj India, Pakistani dhe Irani duan që të bashkohen në Grupin e Shangait, pohojnë analistët, duke nënvizuar se edhe aleatëve të SHBA ky lloj integrimi u duket interesant.
“Një prej sukseseve të Kinës në Azinë Qendrore në vitet e fundit është se ka qenë në gjendje të sigurojë bashkëpunimin me autoritetet lokale në dëbimin eimigrantëve klandestinë, mbi të gjitha ujgurët që tani janë të detyruar të lënë Kinën, përmes Laosit dhe Tailandës’, thotë Economist. “Ka shumë gjasë që të jetë rezultat i rritjes së pranisë kineze në rajon, të tregtisë me Kinën dhe marrëveshjeve të ekstradimit”.
Megjithatë, në formën e tij aktuale, grupi lejon shtrirjen e ndikimit të Pekinit në territore të rinj. Sipas anglezëve, është një instrument me të cilin Pekini “mundet që dalëngadalë, rast pas rasti dhe pa asnjë objektiv të qartë në horizont, të jetë duke ndërtuar një rend të ri global”.
Ndërkohë, dy luftanije kineze janë ankoruar në portin më të madh ushtarak të Iranit, për herë të parë në histori. Të dy vendet kanë zhvilluar katër ditë stërvitje detare të përbashkëta.
www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button