Psikologji

Kini kujdes, mos t’ju bëjnë për budallenj! 10 shenjat që dikush po ju gënjen

Kohët e fundit psikologia e Universitetit të Kalifornisë, Leanne then Brinke, në një studim që ka bërë së bashku me kolegët e saj, ka publikuar një listë me 10 shenjat që mund t’i vëmë re tek dikush që është duke na gënjyer. “Sado gënjeshtarë të mirë të jëmi, ndonjëherë e humbasim kontrollin e vetes dhe i bëjmë shenjat e mëposhtme” thotë Leanne. Lista përfshin :

  1. Gënjeshtarët fillojnë dhe e lëvizin kokën shpejt në të çdo pozicion të mundshëm. Më së shumti e fiksojnë shikimin edhe në objekte apo persona që nuk kanë lidhje me temën, e cila po diskutohet. Mjafton që shikimin mos ta mbajnë të fiksuar tek personi që po gënjejnë.
  2. Frymëmarrja e tyre ndryshon. Ata fillojnë të marrin frymë më thellë dhe këtë mund ta dallojmë nga shpatullat e tyre që ngrihen dhe zëri i tyre që ndryshon nga zakonisht.
  3. Mbajnë një posturë sikur të ishin të ngrirë. Kur je duke folur normalisht, nuk mund ta mënjanosh dot lëvizjen e trupit, ndërsa personat që po gënjejnë, qëndrojnë sa më statik dhe kjo gjë mund të dallohet shumë lehtë.
  4. Përsërisin fjalë dhe fjali të kota. Gënjeshtarët gjatë diskutimit me ta, përsërisin të njëjtat fjalë, apo fjali me detaje me detaje që nuk kanë lidhje me temën kryesore që po diskutohet, vetëm për t’ju shmangur asaj.
  5. Ata prekin ose mbulojnë mjekrën dhe buzët e tyre. Këtë gjë e vëmë re më së shumti tek personat që nuk duan të happen shumë rreth diçkaje, por edhe tek ata që janë duke na gënjyer.
  6. Ata japin shumë informacion. Një person që është duke gënjyer, tenton që të japë sa më shumë të dhëna, qoftë edhe të panevojshme, sepse kështu mendojnë se mund ta hutojnë personin përballë dhe të mos e lejojnë të kuptojë se ata po gënjejnë.
  7. I lëvizin shpesh këmbët. Duke qenë se një person që po gënjen, nuk ndihet mirë në një bisedë, ata tentojnë që këtë mungesë rehatie ta shprehin duke lëvizur ndonjë pjesë të trupit. Duke qenë se në një lokal ku po pi kafe me shoqërinë këmbët janë më pak të dukshme, ata lëvizin pikërisht këmbët që të mos bien në sy për nervozitetin që po përjetojnë.
  8. Fillojnë të kenë vështirësi në të folur. Kjo ndodh për shkak të stimulimit të sistemit nervor autonom që ul sekrecionin e përshtymës nga gjendrat e përshtymës në gojë. Nëse shihni dëshmi të përsonave fajtorë nëpër filmat e kriminalistikës, mund ta kuptoni më mirë këtë shenjë.
  9. T’i ngulin sytë pa i kapsitur. Kjo është një shenjë e personave që janë ekspertë pët të gënjyer. Ata e dinë se nëse nuk mbajnë kontakt me sytë e tu, ti mund ta kuptosh se po të gënjejnë, ndaj ekspertët e gënjeshtrave përpiqen të mbajnë sa më shumë kontakt me sytë e tu vetëm për të ta hedhur.
  10. Përpiqen të të bëjnë ty fajtor/e. Pavarësisht se ata mund të kenë qenë në gabim, një gënjeshtar do ta nxjerrë përherë veten mirë në një situatë, shpesh duke të të bërë ty të ndihesh keq. / f.xh. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button