Horizonti.al

Kjo bateri misterioze ka zgjatur më shumë se 175 vjet

screen-shot-2016-09-24-at-10-13-17Ekziston një mister në Laboratorin Klarendon të Universitetit të Oksfordit. Aty gjendet një zile, e cila ka kumbuar vazhdimisht për më shumë se 175 vjet. Njihet si Zilja Elektrike e Oksfordit, dhe askush nuk e di se si mundet të ketë kumbuar për gjithë këto vite. Gjithë sa dihet është se një bateri është instaluar brenda ziles në vitin 1840, por studiuesit rrezikojnë me siguri të shkatërrojnë mbajtësen e baterisë nëse e hapin për të zbuluar se çfarë po ndodh brenda saj.

Sipas universitetit, zilja, e cila funksionion nga kjo bateri e vetme në dukje e pavdekshme, ka rënë deri tani rreth 10 miliardë herë. Bateria është ajo që quhet një “një pilë e thatë”, një nga llojet e para të baterive elektrike. Ato punojnë duke përdorur disqet e alternuara prej argjendi, zinku, squfuri dhe materiale të tjera, për të gjeneruar energji elektrike. Në rastin e baterisë së Ziles së Oksfordit, ndërtimi i brendshëm i “pilës” brenda baterisë nuk dihet. Libri i Rekordeve Botërore Gines, e ka etiketuar Zilen e Oksfordit si “baterinë më të jetëgjatë në botë”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button