Analiza

“Kjo bebe do të rëndojë përjetë në ndërgjegjen tënde, Vladimir…”

bebePresidenti amerikan, Barack Obama akuzoi në mbrëmje Rusinë se ka furnizuar me armë rebelët separatistë në lindje të Ukrainës, të cilët akuzohen se kanë rrëzuar avionin MH17 me 298 pasagjerë në bord. Obama tha se Rusia ka ofruar mbështetje të rregullt për rebelët, përfshi këtu edhe armatime anti- ajrore. “Provat tregojnë se avioni është rrëzuar nga një raketë tokë- ajër, që është qëlluar nga një zonë e kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia”, tha Obama. Kurse ambasadorja e SHBA në OKB, Samantha Power, shtoi se nuk mund të përjashtohet fakti që personeli rus ka ndihmuar në rrëzimin e avionit.

Ndërkohë një zyrtar i qeverisë ukrainase publikoi një foto, të një fëmije të vdekur në fushë. Bebja, që mendohet se është viktima më i vogël në moshë në avionin e rrëzuar, është një nga 80 fëmijët që gjetën vdekjen në këtë tragjedi. Fotoja është publikuar nga këshilltari i qeverisë, Anton Gerashchenko, që e ka mallkuar presidentin Vladimir Putin. “Vdekja e këtij fëmije do jetë përgjithmonë në ndërgjegjen tënde,” shkruan Gerashchenko. Ndërkohë kanë nisur të publikohen fotot e para të viktimave në avion. Në total 189 holandezë ishin në avion, 44 malajzianë, 27 australianë, 12 indonezianë dhe 10 britanikë. Në avion ishin rreth 100 ekspertë të AIDS, që po shkonin në një konferencë ndërkombëtare, një murgeshë katolike nga Australia, etj.

Leave a Reply

Back to top button