Ekzistojnë çifte që e zbulojnë papritur se kanë gjetur personin e ëndrrave të tyre në momentin që e shohin atë person në sy. Në çdo rast ekzistojnë disa ndjesi të njëjta tek personat që bien në dashuri me dikë:
1.Ndihesh i/e habitur se si ndjen kaq shumë gjëra njëkohësisht për një person. Është një eksperiencë që nuk e ke provuar më parë. Pavarësisht faktit që të duket sikur gjithçka ka marrë vrull brenda teje, prapë ky vrull nuk të tremb, por të bën të ndihesh mirë.
- Tërheqja për personin tjetër ka nisur të rritet dita-ditës. Ndihesh më tepër e dashuruar në çdo ditë që kaloni bashkë dhe kur jeni bashkë, nuk doni që koha të kalojë shpejt.
- Nuk ke frikë të debatosh me atë që do, pasi e di se forca e dashurisë do të bëjë të kaloni çdo debat mes jush, sado i fortë të jetë. Shumë çifte përpiqen t’i evitojnë zënkat, ndërsa çifti juaj nuk është i tillë. Ju nuk keni frikë të ziheni, sado që raporti mes jush mund të jetë krijuar për një kohë më të shkurtër, sepse e dini që duheni dhe nuk mund t’i mërziteni për shumë kohë me njëri-tjetrin.
- Në marrëdhënien tuaj nuk do të ketë asnjëherë mungesë ndjenjash. Në marrëdhënien nuk tuaj nuk do të ketë asnjëherë mungesë respekti, apo mirënjohjeje. Të dy ju do e kuptoni se sa ndryshe jeni ju, krahasuar me çiftet që nuk duhen vërtet.
- Personi që ti do, adhuron çdo gjë tënden, edhe ato karakteristika që të tjerët t’i kanë vënë në dukje si defekte. Ai person i pranon tekat e tua që i acarojnë nervat të tjerëve. Të dy keni defektet tuaja në personalitet, por kur e shihni veten si çift, nuk shihni asnjë problem tek personi tjetër.
- Të dy keni të njëjtat synime dhe ëndrra në jetë. Idetë e tua për të ardhmen përshtaten shumë mirë me idetë e tij/saj. Nuk keni probleme për ta çuar përpara marrëdhënien tuaj, pasi të dy prisni të njëjtat gjëra në jetë.
- Komunikimi në marrëdhënien tuaj është shumë i thjeshtë. Mund të flisni hapur për çdo gjë me atë që doni, për çdo gjë dhe nuk ndiheni aspak në siklet. / bota.al