Horizonti.al

Kjo është prova që nuk duhet t’u besoni asnjëherë syve tuaj

Shikimi juaj periferik përbën një pjesë të fushës suaj të përgjithshëm të shikimit, e cila është rreth 190 gradë. Megjithatë, nuk është aspak i përsosur, dhe nganjëherë kjo na bën të shohim gjëra të cilat vërtetë nuk ekzistojnë. Më poshtë është një mënyrë interesante për ta provuar këtë.

Gjithë sa ju duhet të bëni është të përqëndroheni tek kryqi në qendër të fotove më poshtë, pa i hequr sytë. Do të vëreni se si shikimi juaj periferik i kthen fytyrat e njerëzve të zakonshëm në fytyra prej ‘monstrash’.

Fytyrat fillojnë të bëhen të shtrembëruara, apo jo? Dhe sa më shumë që ne shikojmë në qendër të fotos, aq më i madh bëhet shtrembërimi. Pse ndodh kjo? Më poshtë do të shpjegojmë gjithçka hap pas hapi.

Ka një zonë në retinën tonë, e cila quhet pika e verdhë. Ajo përmban numrin më të madh të receptorëve në kokërdhok, falë të cilëve ne mund të shohim më qartë një zonë të caktuar. Le të quajmë këtë zonë, fushën kryesore të shikimit. Ajo mbulon rreth 10% të të gjithë gamës së shikimit tonë, dhe tregon se në çfarë janë përqendruar direkt sytë tanë.

Në këtë rast, fusha jonë kryesore e shikimit është e zbrazët; ka vetëm një zonë të errët me një kryq të bardhë. Truri përpiqet të marrë informacione nga burime të tjera të vendosura jashtë fushës kryesore – në këtë rast, fotografitë e alternuara në të majtë dhe të djathtë. Këto burime nuk janë shumë “të besueshme”, dhe truri përpiqet që t’i kombinojë ato në një imazh. Gjithashtu ai është duke u përpjekur që të përpunojë fotot në një periudhë shumë të shkurtër kohe, pasi imazhet ndryshojnë shumë shpejt. Si rezultat, aftësia për të dalluar fytyrat humbet, dhe truri thjesht bashkon karakteristika të ndryshme nga fytyra të ndryshme, në një tërësi të vetme. Për shkak të kësaj, në fund ajo që ne shohim, janë “përbindësha” /bota.al

Leave a Reply

Back to top button