Histori

Knososi, fuqia e fundit e qytetërimit minoan

Screen Shot 2016-05-25 at 09.00.30Qëkur u zbulua nga arkeologu britanik Sër Artur Evans në fillim të shekullit XX-të, qyteti antik i Knososit është shqyrtuar nga disa breza arkeologësh dhe historianësh. I vendosur në ishullin grek të Kretës, Knosos qe qyteti kryesor i Minoanëve, një qytetërim para-mikenas që ndërveproi shumë me botën më të gjerë të Mesdheut. Në kulmin e tij, ai ishte fuqia kryesor në Greqisë kontinentale.

Sipas një rrëfimi popullor, miti i Minotaurit dhe labirintit është një shëmbëlltyrë për luftën mikeno-greke për të çliruar veten nga detyrimi për të paguar haraçin vjetor ndaj oborrit të fuqishëm mbretëror të Knososit. Deri kohët e fundit, besohej se ky qytet dhe i gjithë qytetërimi Minoan ishin shkatërruar rreth vitit 1200 P.E.S. Rënia u shkaktua nga dy shpërthime të fuqishme të vullkanit Santorini dhe të ashtuquajturit Kolaps të Epokës së vonë të Bronxit, e cila i pa piratët indo-evropianë nga detet Mesdhe dhe Egje të pushtonin pjesën më të madhe të Lindjes së Afërt.

Megjithatë, në fillim të vitit 2016, hulumtuesit në terren në kuadër të Projektit të Peisazhit Urban të Knososit zbuluan se gërmimet me të fundit në qytetin antik dëshmojnë se ai e rindërtoi veten si një fuqi tregtare në shekullin e XI-të para Krishtit. Në vend të zhytjes në një anarki politike dhe sociale, Knososi u zgjerua në përmasa, teksa importet nga Greqia kontinentale, Mesdheu perëndimor, Egjipti dhe Lindja e Afërt, e mbajtën ekonominë të fortë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button