Analiza

Koha për të çliruar Romën

Nga Steffan Ulrich
“Suddeutsche Zeitung”

mafia-boss-mainRafaele Kantonit i kujtohen shpesh fillimet e viteve ’90, kur ra sistemi i korruptuar i partive politike italiane. “Njerëzit më ndalojnë në rrugë dhe më thonë: “Arrestojini të gjithë”, kjo eshte parrulla e dites – shprehet kreu i Zyrës Kombëtare Kundër Korrupsionit. “Jam i shqetësuar nga përgjithësimet dhe faktit që e gjithë politika italiane konsiderohet e korruptuar” – pohon ai në një intervistë. Në një vend në krizë të thellë, sikurse është Italia të shohësh dikë që vjedh, të irriton akoma më tepër. Situata aktuale i kujton vrullin dhe forcën e shtetit në vitin 1993. Kantoni kupton indinjatën që po shtohet përherë e me tepër mbi mafian e kryqytetit, por mendon se nuk duhet që të përfshihemi nga emocionet. Por kjo është e vështirë përballë zbulimit të një organizate mafioze romane që ka bashkuar fashistë, kriminelë të zakonshëm, politikanë, zyrtarë vendorë dhe sipërmarrës. Pa shumë diplomaci, kryeministri Mateo Renci ka deklaruar se kjo gjendje ta shpif. Shefi i kabinetit qeveritar, Graciano Del Rio, ka konfirmuar se zhvlerësimi që ka pësuar së fundi Italia nga ana e një kompanie të njohur të rejtingut financiar ndërkombëtar, është edhe një përgjigje ndaj kënetës ku gjendet e zhytur Roma.
Nerva të forta
Prokurori i Përgjithshëm Xhuzepe Pinjatone që drejton hetimet mbi këtë çështje, thotë se organizata mafoze e Romës është në fakt një krijesë e re, pa lidhje me 3 mafiet e mëdha tradicionale italiane. Organizata kriminale ka përdorur korrupsionin si armë për të fituar tenderat e ndërtimit të veprave publike, ndërsa ka joshur shtresa të tilla si emigrantët, refugjatët dhe të pastrehët. Fshehur pas kompanive të ndërtimit, mafia e Romës është marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë me pritjen dhe ndihmesën ndaj këtyre kategorive sociale. Dhe për ta bërë këtë ka marrë shuma të mëdha nga pushteti vendor. Por mafia e re ka blerë edhe vota në rastin e proceseve zgjedhore, ose ka arritur të fitojë leje ndërtimi për kompani partnere në harkun kohor të 3 ditëve, një mrekulli e vërtetë kjo, gjykuar nga burokracia problematike që ekziston në Itali.
Në krye të kësaj bande korruptuesish ishte Masimo Karminati, ish-terrorist i eksremit të djathtë 56-vjeç. Karminati ka drejtuar mafien e Romës me një grusht të hekurt. Nga një përgjim telefonik, u zbulua se kur një biznesmen refuzoi që t’i shiste një truall ndërtimi, Karminati kërcënoi: “Unë e torturoj, e qëlloj, e detyroj që të dhjesë gjak, kështu do të mësojë!”.
Sipas hetuesve, Karminati do të mbante lidhje më të ngushta me organizatatat e tjera mafioze, me politikanët, autoritetet vendore, botën e biznesit si dhe me Shërbimet Sekrete. Për Karminatin përbënte nje avantazh që Roma në vitet 2008-2013 qeverisej nga Xhani Alemano, një përfaqësues i së djathtës, që e ka filluar karrierën e tij politike në gjirin e neofashistëve.
Me t’u zgjedhur në këtë detyrë, Alemano afroi pranë vetes miq të ndryshëm që vinin nga këto rrethe eksremistësh dhe falë tyre Karminati gjeti të besuarit e tij. Alemano është në mesin e të pandehurve. Por në skandal është pëfshirë edhe Partia Demokratike: presidenti i këshillit komunal, përfaqësues i PD ndodhet gjithashtu nën hetim. Vec kësaj, Renci ka vendosur që të shkrijë degën r partisë në kryeqytet. Lega Nord edhe Forza Italia kërkojnë zgjedhje të reja lokale në Romë. Por kryetari i Bashkisë Injacio Marino i PD, i zgjedhur një vit më parë, nuk ka ndërmend që të dorëhiqet. Marino pretendon se qëkur ka filluar ushtrimin e mandatit të tij, ka informuar organin e akuzës mbi të gjitha veprimet e dyshimta. Nga përgjimet telefonike rezulton se organizata kriminale e gjykonte Marinon si një pengesë dhe për këtë arsye e ka kërcënuar. Një fakt ky që e bën kryetarin e Bashkisë më të fortë, si nga pikëpamja politike, ashtu edhe ajo morale, por në të njëjtën kohë e shndërron në një shenjestër të mundshme nga ana e organizatave kriminale.
Marino nga ana e tij refuzon që të ndjekë këshillat e Prefektit të Romës që e ka ftuar të lërë mënjanë përdorimin e biçikletës dhe të përdorë një makinë të blinduar. “Duhet të çlirojmë Romën” -thotë Marino. Ai mendon se është njeriu i duhur për ta bërë këtë, sepse shpjegon: “Jam një kirurg i mësuar që të ruaj gjakfohtësinë kur pacienti humbet gjysmë litri gjak në minutë”.
Përgatitur nga www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button