Enciklopedike

Çfarë ishte koka që adhuronin Templarët?

Screen Shot 2015-05-15 at 12.49.08 PM

Sipas akuzave, templarët zotëronin një idhull, që ishte një kokë. Ndërkohë që shumica e templarëve ka mohuar idhujtarinë e një koke, Uilliami i Arreblait kish thënë se kish parë një ceremoni në Paris, ku një kokë e argjendtë ish vendosour në një altar. Mendohej të ishte koka e Shenjtores Ursula – shenjtorja dhe 11000 virgjëreshat e saj thuhej se kishin mbetur besnike edhe përballë vdekjes, dhe për këtë arsye Templarët i adhuronin ato. E sikur të mos mjaftonte për të trazuar të pranishmit, ai tha gjithashtu se koka kishte dy fytyra. Të tjerë përshkrime kanë thënë se ajo ishte koka e Bafometit, ndërkohë që të tjerë kanë thënë se ka qenë ose e drunjtë, ose bardhë e zi, ose metalike.

Ideja e adhurimit të një idhulli apo një koke të Bafometit është më shumë e lidhur me akuzat që u paraqitën në gjyqet e Templarëve, por emri nuk përmendet në asnjë prej fletë arresteve. Thuhet se kur gjërat po shkonin keq për Templarët, një kokë u mor nga tempulli i tyre në Paris. Thuhej se ishte një kafkë e veshur në argjend, dhe e shenjuar me Numrin 58. Ndoshta një prej 11 000 virgjëreshave që përshkruante Ulliami? Do të ishte e kollajtë të injoroje idenë e kokës që adhuronin Templarët, nëse kjo do të përmendej vetëm në akuzat e ngritura në gjyqet ndaj tyre, që i fajësonin si heretikë. Por ka rrëfime të tjerë historikë që thonë se ata e kishin vërtetë një kokë, që mendohej se i përkiste Shën Eufemisë së Kalcedonisë.

Shenjti ortodoks grek u martirizua nga Perandori Diokleciani dhe mendohej se ai kishte fuqi të vecanta, për ironi të fatit, pikërisht kundër heretikëve. Të dhënat mbi templarët tregojnë se gjatë Kryqëzatës së Katërt, relike të shenjtit u gjetën në Kostandinopojë dh eu morën ën Qipro. Relikja është e mirëregjistruar. Ajo ka përfunduar në Maltë në fund të shekullit 17. Templarët e përdorën praninë e kafkës, që besonin se e kishin gjetur prej mirësisë së Zotit, si provë që ata nuk ishin organizatë heretike. Megjithatë, trupi i Shën Eufemisë mbetet në kishën e Shën Xhorxhit në Kostandinopojë dhe është i paprekur./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button