Analiza

KOMENT / Jacques Attali: Për një Europë pozitive

European flags fly in front of the EuropFushata elektorale europiane nuk pati një fillim ngazëllyes. Dhe as fundi nuk do të jetë i tillë. Megjithatë, nuk ka një mungesë temash: Si do të ishte në gjendje Europa të mbronte vetveten, nëse do të prishej aleanca me SHBA? Si do të mundej të rikthente dinamikat e rritjes ekonomike dhe punësimit? Si do të rikthente thellësinë e qeverisjes demokratike? Antieuropianët i japin një përgjigje të shpejtë dhe të thjeshtë këtyre pyetjeve: le t’i japim fund Bashkimit Europian, ose të paktën Euros, dhe secili shtet do të rikthehet në aftësinë e tij për t’u bërë ballë këtyre problemeve. Sigurisht, është një iluzion, sepse asnjë komb europian, nëse do të gjendej edhe në një konkurrencë brutale me fqinjët, nuk do të kishte mjetet për të përballuar sfidat e botës së sotme.

Dhe pavarësisht gjithë këtyre, europianet nuk po përpiqen të punojnë për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta dhe jetëgjata. Kështu që, për temën e rritjes ekonomike, vështirë se mund t’u besosh veshëve kur dëgjon debatet e fundit: askush prej nesh nuk mund të mos e vërejë se BE po kalon një recesion ekonomik. Dhe nëse ekonomia britanike duket se ka dalë nga recesioni, kjo ndodh sepse një e katërta e pasurisë së saj kombëtare prodhohet nga Bursa e Londrës, kapitali i pastrimit të parave dhe ekonomia e kazinove e planetit tonë, pa ndonjë përfitim për qytetarët britanikë. Sot, për Eurozonën, rreziku është edhe deflacioni, domethënë të shkosh në një recesion me një ulje totale të cmimeve, bashkë me pasojat katastrofike që kjo ka: rritje e barrës së borxhit privat dhe publik, rënie në fuqinë blerëse, ndalje në investime dhe rënie e inovacionit.

Shkaqet për të gjithë këta probleme dihen mirë: mangësi në financat e disponueshme për investime. Dhe politika aktuale kombëtare (që synon reduktimin e borxheve publikë, duke ulur shpenzimet dhe duke lejuar rritjen e vlerës së monedhës) vetëm do ta përkeqësojë situatën dhe do ta bëjë të pakthyeshme rrugën drejt deflacionit.

Gjithësesi, me zgjedhjet për Parlamentin Europian që janë vetëm një muaj larg, pikërisht në këtë moment kur duhet të debatohet për axhendat politike, me qëllim përcaktimin e një reagimi ndaj situatës, askush nuk po pret për përgjigjen nga partitë politike, me deklaratat e tyre të dobëta, apo nga Komisioni Europian, frika e të cilit vetëm sa është përkeqësuar që nga fillimi i mandatit, apo nga Këshilli Europian, ku krerët e shteteve dhe qeverive mblidhen për pak orë për të diskutuar për emergjencat, ndërkohë që nuk hyjnë asnjëherë në thelb të gjërave. I vetmi institucion që duhet marë seriozisht është Banka Qendrore Europiane, e cila e ka shpëtuar një herë Euron nëfund të vitit 2011. Dhe tregjet europianë shpresojnë që BQE, e gjendur përballë rrezikut që qëndron varur mbi Europë për shkak të deflacionit dhe forcimit të euros, do të përdorë një prej armëve të fundit që ka ende në arsenalin e vet, si ulja e normave të interesit nën zero, apo nxjerrë kartëmonedha në miliarda euro.

Megjithatë, kjo nuk është përgjigja e vërtetë: sot Europa ka nevojë për investime të vërtetë dhe jo për të prerë kartëmonedha. Dhe, në vend që të emëtojë dhjetëra miliarda Euro për hir të bankave, do të ishte shumë më e arsyeshme të financonte, duke përdorur huamarrjet në Eurozonë, një sasi të barazvlefshme investimesh shumë të rëndësishëm për të ardhmen tonë, dhe ne të gjithë dimë që ata nuk do të financohen asnjëherë vetëm prej investitorëve privatë, për arsye se duhet një kohë e gjatë që të dalin me fitim.

Lista është e gjatë. Ajo vlerësohet dhe dokumentohet sot nga një pafundësi studimesh: rrjetet e transportit hekurudhor transeuropian (9 korridore hekurudhorë, nga Balltiku në Mesdhe), rrjetet energjetikë transeuropianë (250 projekte vuajnë ende mungesën e fondeve, ata do të përmirësojnë interkonjeksionin e burimeve ekzistues dhe reduktojnë varësinë nga burimet e jashtëm), rrjetet dixhitalë transeuropianë (organizimi i aksesit në internet në Europën kontinentale), si dhe aksesi i sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në financime. Në total, afërsisht sa shuma e parave që pritet të emetohen nga Banka Qendrore Europiane. Dhe dobia do të ishte shumë më e madhe.

E ardhmja e Europës varet nga marrja në konsideratë e nevojave të brezave të ardhshëm. Unë këtë e kam quajtur ekonomia pozitive. Dhe kjo do të kërkojë në Europë krijimin e instrumentave të kapitalizmit të durueshëm, në shërbim të demokracisë. Sot, askush nuk e merr parasysh këtë element. A do të jenë votuesit në gjendje të angazhojnë politikanët dhe të ndihmojnë për ndërtimin e vullnetit politik, që të veprojnë për hir të fëmijëve të tyre? Nëse nuk e bëjnë, nuk mund të fajësojnë askënd, përvec vetvetes.

Leave a Reply

Back to top button