Analiza

KOMENT / Politika e fuqive – Shekulli 21

Fareed Zakaria

Barack ObamaPushtimi i Ukrainës nga Rusia ka sjellë në qendër të vëmendjes një debat të rëndësishëm: atë se në cfarë lloj bote po jetojmë. Shumë kritikë kanë akuzuar se administrata Obama ka qenë e verbër ndaj disa realiteteve të papëlqyeshëm, për arsye se beson, sic thuhej në një opinion të Ëall Strert Journal, “në një botë fantazie me rregulla ndërkombëtarë”. John McCain deklaroi se “ky është presidenti më naiv i historisë”. Bordi i editorialëve të Ëashington Post ngriti shqetësimin që Presidenti Obama nuk e kupton “natyrën e shekullit në të cilin po jetojmë”.

Pothuajse të gjithë këta kritikë e kanë vënë në lojë deklarimin e Sekretarit të Shtetit, John Kerry, se ndryshimi i kufijve me forcë, sic bëri Rusia, është një sjellje prej shekulli 19 dhe jo shekulli 21. Epo, ja tek janë faktet. Akademiku Mark Zacher, ka bërë një renditje të ndryshimit të kufijve me forcë, dicka që ka qenë shumë e zakontë. Që nga Lufta e Parë Botërore, vëren ai, kjo praktikë ka pësuar nëj rënie të madhe, dhe në dekadat e fundit kjo rënie e numrit të tyre është përshpejtuar. Përpara vitit 1950, luftërat mes shteteve përfundonin me ndryshime kufijsh (aneksime) në 80 përqind të rasteve. Pas vitit 1950, kjo shifër ra në 27%. Në fakt, që nga viti 1946 ka patur vetëm 12 shembuj të ndryshimeve të mëdhenj të kufijve duke përdorur forcë – të gjithë para vitit 1976. Kështu që, në fakt, sjellja e Putinit është si prej shekulli 19.

Transformimi i marëdhënieve ndërkombëtare shkon shumë përtej ndryshimeve të kufijve. Steven Pinkeri i Harvardit ka grumbulluar të dhëna për luftërat në librin e tij të mrekullueshëm “The Better Angels of Our Nature”. Në një ese të kohëve të fundit, ai nxjerr në pah faktin që “pas gjashtëqind vitesh ku shtetet europiano-perëndimorë fillonin dy luftëra të reja në vit, ata nuk kanë nisur një luftë të re qysh prej vitit 1945. Po kështu, as edhe 40 kombet e tjerë më të pasur të botës nuk kanë hyrë në konflikt të armatosur kundër njëri-tjetrit”. Luftërat koloniale, një tipar rutinë i jetës ndërkombëtare për mijëra vite, janë zhdukur. Luftërat mes shteteve – jo vetëm fuqive të mëdha, jo vetëm në Europë – kanë rënë gjithashtu dramatikisht në numër, me më shumë se 50% gjatë tre dekadave të fundit. Studiuesit në Universitetin e Marylandit kanë zbuluar që gjatë dekadës së fundit është rregjistruar numri më i vogël i konflikteve, qysh prej Luftës së Dytë Botërore.

Shumë aspekte të skenës ndërkombëtare mbeten të papëlqyeshëm e të shëmtuar, dhe është e lehtë të dukesh i ashpër apo të thuash se i kupton realitetet e vështirë të politikës së fuqive. Por, realiteti më mbresëlënës, i jashtëzakonshëm i botës, është se sa shumë kanë ndryshuar gjërat që nga viti 1945.

Eshtë ironike që Ëall Street Journal nuk e njeh këtë botë të re, pasi ajo është krjuar në thelb prej kapitalizmit dhe tregtisë së lirë. 20 vjet më parë, Lee Kuan Yeë i Singaporit, burri i shtetit më kokëfortë që kam takuar, më tha se vendet aziatikë i kishin parë kostot e luftërave si dhe frutet e ndërvarësisë dhe zhvillimit ekonomik – dhe se nuk do të zgjidhnin të parën, ndaj të dytës.

Ky nuk është një debat akademik. Mënyra më e mirë për të përballuar agresionin e Rusisë në Krime, nuk është që të paraqitet si rutinë dhe si politikë e jashtme e bazuar në interesin kombëtar, të cilit Uashingtoni do i kundërvihet në një garë mes dy fuqive të mëdha. Mënyra më e mirë është të theksosh, sic e bëri Obama me elokuencë këtë javë në Bruksel, se Rusia po rrezikon një rend global nga i cili ka patur përfitime e gjithë bota.

Krahasoni se cfarë ka arritur të organizojë administrata Obama pas këtij agresioni më të fundit të Rusisë, me reagimin e administratës Bush pas veprimeve të Putinit në Gjeorgji në vitin 2008. Ky ishte një pushtim zhurmëmadh. Moska dërgoi tanke dhe artilerinë; u vranë qindra vetë, pothuajse 200 mijë u zhvendosën. Megjithatë, përgjigja ishte pothuajse hicgjë. Këtë herë ka qenë shumë më serioze. Një pjesë e dallimit qëndron në natyrën e gjërave që janë në lojë, por mund të ketë të bëjë edhe me faktin që administrata Obama është përpjekur shumë të paraqesë veprimet e Rusisë në një kontekst më të gjerë si dhe të ftojë shtetet e tjerë ta shohin po në këtë mënyë.

Mund të shihni një model të ngjashëm me Iranin. Administrata Bush ushtroi një trysni kryesisht bilaterale ndaj atij vendi. Administrata Obama arriti të realizojë një presion shumë më efektiv për arsye se e paraqiti programin bërthamor të Iranit si një rrezik të normave globale të mospërhapjes bërthamore, bindi fuqitë e tjera të mëdha që të mbështesin sanksionet, i miratoi ato përmes OKB dhe në fund garantoi që të ishin gjithëpërfshirës dhe rigorozë.

Ka një rend ndërkombëtar në zhvillim, me norma të reja globale, që e bëjnë luftën dhe pushtimet gjithnjë e më të rrallë. Duhet ta forcojmë, jo ta përqeshim. Po, disa vende janë kundër kësaj tendence – Korea e Veriut, Siria, Rusia. Ata që udhëheqin këta vende mendojnë që i kanë hyrë një rruge drejt madhështisë dhe lavdisë. Por, janë ata që jetojnë në një botë fantazish. (washington post)

Leave a Reply

Back to top button