Analiza

Komisioni Evropian: Zhurmat e fundit para zyrtarizimit

ey tuskSpekulimet kanë filluar tashmë për zgjedhjen e komisarëve të rinj të Komisionit Evropian. Ethet janë në kulm, qysh prej disa ditësh para publikimit nga Luksemburggu të listës përfundimtare, ndofta më datë 8 shtaor të 27 komisarëve. “Organigrama e kolegjit të ardhshëm të komisarëve është përgatitur, por jemi të detyruar çdo orë ta riaktualizojmë atë”, shprehet një funksionar në komisionin evropian.
Fillimisht organigrama e ardhëshme e komisarëve është përhapur më datë 3 shtator nga gazeta prestigjioze britanike Financial Times dhe një ditë më vonë website EurActiv ka botuar organigramën e saj.
Francezi Pierre Moscovici parapëlqehet për postin e Komisarit të konkurencës, ndërkohë që  Franca kërkon qysh prej disa javësh të marrë postin e komisarit për ekonominë. Parisi e ka përgënjeshtruar menjëherë informacionin. Belgët kanë propozuar kandidaten e tyre,  konservatoren flamande Marianne Thyssen për një portofol i gjykuar i vogël… Kjo e ka bërë këtë dokument pak të dyshimtë.
Polakët ëndërrojnë për postin e komisarit të energjisë, por mund të marrin portofolin e komisarit të tregtisë së brendshme dhe të industrisë, “por kjo do të ishte shumë pasi ato morën drejtimin e Këshillit me emërimin e Presidentit të Këshillit, Donald Tusk, kryeministër i Polonisë shprehen disa funksionarë evropianë. Rumunia Corina Creţu do të ketë ndihmën humanitare ndërkohë që vendi i saj do të dëshironte të mbante postin e Komisiarit të Bujqësisë dhe të Politikës rajonale (që përfaqëson një portofol me shumë financime të BE-së për t’u administruar).
Bujqësinë ka gjasa që ta marrë Irlanda, peshkimin Malta, mbrojtjen e konsumatorëve Lituania, ndërsa drejtësinë Suedia. Ndërsa gjermanët kanë njoftuar prej disa javësh që portofoli i Komisarit të tregtisë do të mbahet prej tyre.
Por të gjithë veteranët në Komisionin Evropian e thonë dhe e përsërisin: jini shumë të kujdesshëm, gjithmonë mund të ndryshojë në minutën e fundit e, “never say it’s done”!
Javën e kaluar zëdhënësja e z.Juncker, Natasha Bertaud postoi në Twitter që presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian do të ketë “9 femra”, kërkesë e bërë nga eurodeputetët socialistë, liberalë dhe të gjelbërit, të cilët kërcënojnë të refuzojnë kolegjin e ri të komisarëve në se kërkesa e tyre refuzohet. Dhe nga krahu i social-demokratëve do të ketë 9 komisarë”.

Leave a Reply

Back to top button