Analiza

Kompleksi i Edipit në islamin francez, ose revolta e brezave

Problemi xhihadist që ka vendi s’ka të bëjë me fenë apo politikën, por me revoltën e brezave

paris attacks

Nga Olivier Roy

Nëntorin e kaluar, kur Shteti Islamik organizoi atentatet në Paris ku gjetën vdekjen 130 persona, nuk dërgoi sirianë. Një vit më parë, kur Al-Kaeda në Gadishullin Arabik supozohet se urdhëroi sulmin vdekjeprurës ndaj redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo”, nuk nisi persona të armatosur nga Jemeni. Përkundrazi, të dyja sulmet u kryen nga një rezervuar të rinjsh të radikalizuar francezë, të cilët pa marrë parasysh se çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme, janë tashmë të pakënaqur dhe në kërkim të një shkaku, slogani, narrative të madhe, për të cilën ata mund të hedhin firmën e përgjakshme të revoltës së tyre personale. Apeli i këtyre të rinjve është oportunist: Sot është Shteti Islamik; dje ata qenë me Al-Kaedën; para kësaj, në vitin 1995, ishin nënkontraktorët e Grupit të Armatosur Islamik Algjerian, ose ata që praktikuan nomadizmin e xhihadit personal, nga Bosnja në Afganistan, dhe deri në Çeçeni. Nesër ata do të luftojnë nën një tjetër flamur, për aq kohë sa vdekja luftarake, mosha, apo zhgënjimi nuk do të zbrazin rradhët e tyre.

Nuk ka një brez të tretë, të katërt ose të kushedisatë të xhihadistëve. Prej vitit 1996, ne jemi ballafaquar me një fenomen shumë të qëndrueshëm: radikalizimin e dy kategorive të të rinjve francezëve – brezit të dytë të myslimanëve dhe të konvertuarve vendas. Prandaj, problemi thelbësor për Francën nuk është kalifati në shkretëtirën siriane, i cili herët a vonë do të zhduket, si një mirazh i vjetër që u shndërrua në një makth. Problemi qëndron tek revolta e këtyre të rinjve. Dhe sfida e vërtetë, është të kuptohet se çfarë përfaqësojnë këta të rinj: nëse ata janë pararoja e një lufte që po vjen, apo përkundrazi vetëm një buçimë e historisë…

[real3dflipbook id=”822″]

Leave a Reply

Back to top button