Enciklopedike

Komplotet e “fuqive të vogla”: Kallashnikovi modifikohet si pushkë finlandeze

Screen Shot 2015-11-07 at 18.57.41

Në mes të viteve ‘50, ushtria finlandez po përgatitej të prodhonte një pushkë të re për shërbimun ushtarak, duke e cilësuar AK-47 (ose i njohur gjerësisht si Kallashnikovi) dhe M1943, si modelet e huaja më interesante. Përvoja e tyre e luftimit në zonat tejet të pyllëzuara dhe në një distancë e afërt, nënkuptonte se finlandezëet nuk kishin paragjykime kundër pushkëve të lehta automatike.

Megjithatë, për shkak të situatës politike, kishte pak shanse për një shitje të drejtpërdrejtë nga sovjetikët, dhe asnjë dezertor nuk e kishte sjellë atë armë përtej kufirit. Por arma ishte duke u futur në Poloni, kështu që forcat finlandeze të mbrojtjes gjetën një biznesmen me lidhje në Poloni, i cili qe në gjendje për të rregulluar shitjen e një prototipi.

Erkki Maristo, i departamentit të municioneve në ushtrisë finlandez, shkoi në Poloni si një qytetar privat dhe bleu një prototip për një shumë sekrete. Arma u zbërthye, ndërsa pjesët u vendosën në një anije komerciale me vel,a që udhëtonte nga Gdansku në Kotka të Finlandës. Pas testimi u provua i pranueshëm për nevojat finlandeze, ushtria përdori një kompani të quajtur “Ankertex OY”, për të marrë më shumë se 100 pushkë. Ato u modifikuan, dhe kështu arma e re u quajt RK-60, një kopje e besueshme e Kallashnikovit që u shndërrua në pushkën finlandeze./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button