Enciklopedike

Komplotet e huaja, sipas Samuel Morsit

Screen Shot 2015-07-18 at 19.03.46

Teoritë e konspiracionit që i dhanë tonin historisë amerikane

Samuel Mors, e fitoi famën e tij përmes shpikjes së kodit që mban emrin e tij, por ishte gjithashtu një teoricien i apasionuar pas konspiracioneve, duke shkruar vëllime të shumta rreth emigrantëve dhe katolikëve, të cilët vinin në Amerikë me misione të qarta sabotazhi.

Fjalimet e tij plot urrejtje, i shkruante kryesisht nën pseudonimin “Brutus”, dhe i botonte në gzetën “New York Observer”, e cila ishte në pronësi të vëllait të tij. I biri i një predikuesi, Mors kishte një mendim të patundur, sesi publiku amerikan duhet të identifikohej dhe sillej:si protestant.

Shkrimet e tij anti-katolike i filloi, pas një incidenti në Romë, kur jepte mësim në Universitetin e Nju Jorkut. Ai u godit nga një prej Rojave Zvicerane të Papës, për shkak se nuk e hoqi kapelen kur kishte kaluar Ati i Shenjtë.

Sipas Mors, pati atëherë idenë fikse të një konspiracioni të huaj me shënjestër Amerikën dhe shkatërrimin e saj. Austria në veçanti, kishte komplotuar për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara, duke vepruar me urdhër të qeverisë, përmes një organizate të quajtur “Fondacioni Shën Leopold”.

Papa Gregori XVI, ishte një despot dhe armik i lirisë, në një kohë që Jezuitët po punonin në fshehtësi, duke mbajtur lidhjet e tyre në Austri, ndërsa katolicizmi po i arohej gjithnjë e më pranë qëllimit të tij, për të vendosur një qeverisje autokrate në SHBA.

Rreziku ishte i pashmangshëm, dhe Papa e pa të nevojshme të ndalet. Ndaj i takonte komunitetit protestant, që të mbronte me forcë çdo gjë që Amerika kishte ndërtuar dhe besonte.

Mors kandidoi për kryetar të bashkisë së Nju Jorkut në vitin 1835, por ai nuk ishte tërësisht i papërgatitur për t’u përballur me botën e pamëshirshme të politikës. Ai humbi. Pikëpamjet e tij mbetën popullore, ndonëse partia e tij Nativiste u kthyer në partinë që “Nuk di asgjë , e cila vazhdoi të përhapë urrejtjen kundër katolikëve dhe emigrantëve./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button