Analiza

Komploti i “Bin Ladenit”. Gjithçka ishte e fabrikuar?

 

Ngjarjet që çuan në vdekjen e udhëheqësit të Al Kaedës në vitin 2011 vazhdojnë të frymëzojnë spekulime. Këtu, teoria e gazetarit investigativ, Seymour Hersh, kundërshtohet nga ish zëvendës drejtori i CIA-s, Michael Morell

Screen Shot 2015-06-18 at 7.11.23 PM

“Komploti i Bin Ladenit?” (BBC2) është një titull-pyetje e çuditshme për një dokumentar: pikëpyetja nënkupton që shikuesi nuk është se do të dalë më i ditur në fund. Dhe në të vërtetë, nuk doli. Ndoshta më mirë i informuar. Më dyshues, sigurisht. Por as edhe një çikë më i ditur.

Filmi investigativ i Jim Corbinit për serinë e BBC “Kjo Botë” synon të ekzaminojë një rrëfim alternativ për kapjen dhe vrasjen e Osama bin Ladenit në maj të vitit 2011. Versioni që qeveria e SHBA ka dhënë për ngjarjet, e dramatizuar në mënyrë besnike në filmin “Zero Dark Thirty”, është se informacionet e zbulimit për një korrier të besuar të Al Kaedës, i çoi ata drejt vendbanimit të Bin Ladenit. Versioni tjetër, i parashtruar muajin që kaloi në një artikull për “London Review of Books”, nga gazetari investigativ amerikan, Seymour Hersh, thotë se qeveria e Pakistanit ishte gjatë gjithë kohës në dijeni …

[real3dflipbook id=”292″]


 

Leave a Reply

Back to top button