Magazine

Komuniteti i pamundur i Facebook-ut

Në një botë ksenofobe ku secili mendon për vete, nëse një vend vendos të ndjekë një rrugë të rrezikshme, por potencialisht fitimprurëse, do t’i nxiste të tjerët të bënin të njëjtën gjë

Nga Yuval Noah Harari

Në shkurt Mark Zuckerberg ka botuar një manifest që flet për nevojën e ndërtimit të një komuniteti global dhe rolin e Facebook në këtë projekt. Qëllimi i letrës së gjatë, i përhapur nëpërmjet faqes së tij në Facebook, nuk ishte vetëm ajo që të qetësonte preokupimet lidhur me rolin e Facebook në përhapjen e lajmeve false. Ishte mbi të gjitha një tregues i faktit se rrjeti social më i madh i botës nuk është më thjesht një kompani, por po bëhet një lëvizje ideologjike botërore.

Natyrisht, fjalët kushtojnë më pak se faktet. Për të vënë në praktikë manifestin e tij, Zuckerberg do t’i duhet të ecë në fushën e minuar të politikës dhe ka gjasa të ndryshojë modelin e biznesit e kompanisë së tij dhe vështirë të drejtojë një komunitet global kur bëhen apara duke tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe duke ua rishitur reklamistëve publicitarë. Pjesa më e madhe e shumëkombësheve ndjek dogmën neoliberiste sipas të cilës bizneset duhet të merren vetëm me bërjen e fitimeve, qeveritë duhet të bëjnë më pak të mundshmen dhe njerëzimit duhet t’i besojë aftësisë së tregut në marrjen e vendimeve më të rëndësishme.

Një kolos i teknologjisë si Facebook ka një motiv më shumë për t’u paraqitur sim jet transparent: duke pasur parasysh pushtetin e pafundëm dhe sasinë e madhe e të dhënave personale në dispozicionin e tij, është shumë i vëmendshëm për të mos thënë asgjë që do ta bënin të dukej si Big Brother. Sigurisht që ka motive të mira për të pasur frikë se është i tillë.

Në shekullin e XXI-të algoritmet që menaxhojnë mbledhjen e të dhënave mund të përdoren për të manipuluar njerëzit në mënyra që në të kalaurën qenë të paimagjinueshme. Le të marrim për shembull kompeticionet elektorale …

[real3dflipbook id=”1456″]

 

Leave a Reply

Back to top button