Enciklopedike

Koncepte të pazakontë dhe jo-ortodoksë për Zotin: Duoteizmi, Biteizmi ose Dualizmi

Screen Shot 2015-06-26 at 2.40.07 PM

Duoteizmi është ideja që mbi universin ka dy hyjni, që kanë fuqi të barabartë. Në Zoroastrianizmin e lashtë, këta përcaktoheshin si Zoti i të Mirës, Ahura Mazda ose Ohrmazdi, dhe një Zot i të Keqes, Angra Mainyu, ose “Gënjeshtra”.

Ahura Mazda ishte një forcë krijuese që formonte një botë të pastër për njerëzit që të jetonin, ndërkohë që Angra Mainyu ishte një forcë shkatërrimtare dhe negative, që e sulmonte dhe e bënte të papastër.

Qenieve njerëzve u duhet që të zgjedhin mes dy shtigjeve moralë, njëri që të shpie tek e Drejta dhe parajsa, tjetri tek e Keqja dhe Ferri. Zgjedhja ishte shumë e rëndësishme, sepse vetëm kur njerëzimi të zgjidhte rrugën e të drejtës, e keqja do të mposhtej dhe parajsa mbi tokë më në fund do të ndërtohej.

Doktrinat emëvonshme, që nga periudha Sasanide thoshin se pas 9000 vitesh, forcat e të mirës do të përmbysin forcat e të keqes. Mendimi zoroastrian mund të ketë patur ndikim në konceptin hebre të Satanait, ndonëse ai konsiderohej thjeshtë një ëngjëll tradhëtar, dhe jo një Zot negativ me fuqi pothuajse të barabartë me Zotin.

Megjithatë, në kohë më të vona, koncepti i duoteizmit është rizhvilluar tek uikat modernë. Për ta nënkupton një Zot mashkull dhe një Zot femër, që ndonjëherë quhen thjeshtë Zoti dhe Zonja. Ndonëse uikasit modernë janë heterodoksë në besimet dhe praktikat e tyre, teksa disa përqafojnë besime politeistë, panteistikë apo madje edhe monoteistë, disa Uikas besojnë se të gjithë hyjnitë që janë adhuruar përgjatë historisë janë një Zot mashkull dhe një Perëndeshë, që ndonjëherë quhen Zoti i Gjuetisë dhe Perëndesha e Pjellorisë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button