Enciklopedike

Koncepte të pazakontë dhe jo-ortodoksë për Zotin: Hiloteizmi

Screen Shot 2015-06-26 at 2.46.49 PM

Hiloteizmi është ideja që nuk ka dallim mes materies dhe Zotit. Ky nuk i referohet formës fizike, por “mundësisë së qëndrueshme të qenies”. Universi fizik nuk u krijua nga një Zot i përsosur; ai ekziston sepse ekzistenca hyjnore varet prej tij, pasi Zoti nuk ka kuptim pa ekzistencën, dhe ekzistenca nuk ka jetëgjatësi pa Zotin. Ky koncept i hiloteizmit, i cili buroi nga Judaizmi liberal dhe u pagëzua prej Alvin J. Reinesit, sheh një bashkim mes njeriut dhe Zotit, për aktualizimin e Universit: “Njeriu vepron, dhe kështu Zoti reagon”.

Zoti hiloteist kombinon mundësinë e qenies me aktualitetin e saj. Zoti hiloteist është pra i pranishëm kudo ku një gjë e mundur bëhet realitet, ose kudo ku ne e perceptojmë botën përmes shqisave, ose kurdoherë që ne krijojmë dicka në botë. Për hiloteistët ky është një shpjegim për pyetjen: “Përse bëhet?” – si të thuash “Përse ndodh ndryshimi, apo një proces?”. Hiloteizmi thotë se buron prej mospërsosmërisë së Zotit dhe pamundësisë së tij për të kapërcyer përfundimisht mosekzistencën. Zoti është një seri mundësish që nhyjnë dhe dalin nga Universi, që shpjegon ekzistencën e kohës dhe ndryshimit brenda universit tonë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button