Enciklopedike

Koncepte të pazakontë dhe jo-ortodoksë për Zotin: Monolatria

Screen Shot 2015-06-28 at 17.01.15

Në këtë konceptim të Zotit, pranohet se ekzistojnë shmë zota, por ti duhet të adhurosh vetëm një. Monolatria kombinon fjalën greke monos “vetëm” me latreia “adhurim” dhe është disi e zakontë mes komuniteteve fisnorë në shoqëritë afrikane, indiane, të Paqësorit dhe amerikane. Mund të gjendet gjithashtu në shkrimet e hebrenjve, të cilët pranonin ekzistencën e zotave të huaj që adhuroheshin nga johebrenjtë, si Baal, Astarte, Milkcom, Chemosh dhe Molech. Ky mund të shihet si një përparim nga politeizmi, adhurimi i disa zotave, përmes henoteizmit, adhurimit të disa zotave me një Zot suprem, por është një hap përpara monoteizmit, që beson vetëm në ekzistencën e një Zoti.

Ndërkohë që fetë moderne Abrahamiane janë monoteiste, ka disa përmendje të Monolatrisë në Bibël, si për shembull tek Dhjetë Urdhëresat, ku Jehovai shpall xhelozinë e tij për zotat më të vegjël. Monolatria ndryshon nga një besim i ngjashëm me të, henoteizmi, ku besohet në disa zota, ndërkohë që pranohet vetëm një Zot suprem. Tek monolatria, pranohet ekzistenca e disa zotave, ndërkohë që vetëm njëri konsiderohet që vlen të adhurohet. Në hinduizëm, praktikat monolatrike njihen si adhurimi i Ishtadevas apo Ishtadevit, që do të thotë zoti apo perëndesha që do ti vetë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button