Enciklopedike

Koncepte të pazakontë dhe jo-ortodoksë për Zotin: Suiteizmi

Screen Shot 2015-06-26 at 2.29.33 PM

Një Suiteist, është një person që “beson se është Zot, por nuk e mohon ekzistencën e Zotave të tjerë”, ose dikush që e adhuron vetveten si Zot, por që nuk kërkon adhurim narcizist prej të tjerëve. (Në fund të fundit, edhe ata janë Zota). Ky është një besim që ndiqet nga disa Satanistë si dhe Paganë të Rrugës së Dorës së Majtë. Termi u krijua në vitin 2001, nga fjala latine “sui”, që domethënë vetvetja, dhe nga fjala greke “teizëm”, që do të thotë “besim në Zot apo zota”.

Ky term dallon nga një fjalë më e hershme angleze për një koncept të ngjashëm – autoteizmi, që mund të nënkuptojë “besimin se je mishërimi i Zotit apo që je Krishti”, “shpirti bëhet identik me Zotin”, “bëhesh njësh me Zotin”, gjithmonë në varësi të kontekstit.

Ndërkohë që këta kuptime, në mënyrë të papërshtatshme, ishin të lidhur ne një farë mënyre me teologjinë kristiane, një tjetër term u zhvillua në gjurmët e autoteizmit. Suiteizmi vendos hyjninë dhe burimin e vlerës së jetës brenda secilit individ, në vend të të tërës. Qëllimi është të zhvillohet një sens i brendshëm i kuptimit dhe vlerave, që duket i arsyeshëm për ty si individ.

Ka lloje të ndryshëm suiteistësh. Suitistët elitistë besojnë se disa janë më hyjnorë se të tjerët, ndërkohë që suiteistët barazitistë besojnë se të qënurit Zot është një e drejtë e lindur si dhe gjendja fillestare e të gjithë individëve. Ka edhe dallime estetikë në këtë teologji: Disa suiteistë përvetësojnë pamje të errëta nga feja dhe folklori, për të paraqitur idetë e tyre personale dhe Vetveten, ndërkohë që të tjerë preferojnë pamje të ndricuara, moderne./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button