Enciklopedike

Konfuci / Në themelet e shtetit kinez

Screen Shot 2016-04-20 at 15.53.56

Konfuci lindi në qytetin e Zou, në principatën Lu (Kina lindore), në vitin 551 para Krishtit, në Periudhën e pranverave dhe vjeshtave, një periudhë anarkie dhe paqëndrueshmërie politike. Nuk ka lajme të sigurtë për jetën e tij. Sipas legjendës, ati një fëmijëri të varfër dhe në moshë të madhe kreu disa detyra modeste administrative. Rreth moshës 50 vjec u thirr nga sovrani i Lusë dhe u emërua ministër i Drejtësisë, por më pas e braktisi detyrën dhe udhëtoi nga një shtet në tjetrin, për të përhapur idetë e tij. Në fund u rikthye në vendin e origjinës duke ia dedikuar vitet e fundit mësimit dhe mbledhjes së teksteve të të kaluarës.

Fama pas vdekjes

Pas vdekjes së tij, shumë mendimtarë ripërpunuan doktrinën e Konfucit, duke mbledhur një seri aforizmash dhe fragmentesh në Dialogët. Lindi kështu një lëvizje mendimi që krijoi shtyllën kurrizore të perandorisë kineze, dhe që më pas u përhap edhe në Kore, Japoni dhe Vietnam. Mendimi konfucian u przantua në Europë në shekullin XVII nga jezuitët, që e latinizuan emrin kinez Kong Fuzi (Mësuesi Kong), në Konfuci./bota.al

Leave a Reply

Back to top button