Histori

KONGRESI I VIENES / Kur ngriheshin kufijtë e Europës “së re”

Shtetet që bllokuan përparimin e Napoleon Bonapartit, të mbledhur që nga nëntori 1814 në kryeqytetin austriak, ribënë hartën e kontinentit dhe krijuan një ekuilibër të ri mes fuqive europiane, që zgjati pothuajse një shekull. Çfarë kërkuan dhe çfarë morën në mbledhjen e thirrur nga Franc Jozefi I i Austrisë, Papa i Romës, Robert Stewart, ose Lordi Castlereagh, përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar; Klemens von Metternich, kancelari austriak; francezi Charles-Maurice de Talleyrand-Perigord dhe cari i Rusisë, Aleksandri I, ushtria e të cilit kishte luajtur një rol vendimtar në mposhtjen e Napoleonit? Dhe si lindi një tjetër kontinent, pas betejës së fundit të Napoleonit?

Screen Shot 2015-12-12 at 10.15.53

Në vitin 1814, pasi Napoleoni ishte mundur dhe izoluar në ishullin e Elbës, një pyetje qarkullonte në të gjithë kanceleritë europiane: do të rivendosej rendi i vjetër politik dhe kështu do të rivendoseshin kufijtë që kishin ekzistuar para 25 viteve të luftës? Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje erdhi nga takimi më prestigjoz i sovranëve dhe diplomatëve në Europën e shekullit XIX: kongresi i thirrur nga Franc Jozefi I i Austrisë në kryeqytetin e Perandorisë së tij, Vienë. Kongresi i Vienës mblodhi përfaqësuesit e të gjithë shteteve europianë, duke përfshirë shtetin Papnor dhe Perandorinë otomane, por ata që përcaktuan linjën e veprimit ishin vecanërisht katër protagonistë: Robert Stewart, i njohur si Lordi Castlereagh, përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar; Klemens von Metternich, kancelari austriak; francezi Charles-Maurice de Talleyrand-Perigord dhe cari i Rusisë, Aleksandri I, ushtria e të cilit kishte luajtur një rol vendimtar në mposhtjen e Napoleonit….


[real3dflipbook id=”690″]

 

Leave a Reply

Back to top button