Horizonti.al

Konrad Shumani, polici gjermano-lindor që u bë i famshëm sepse kapërceu gardhin me tela me gjemba

Screen Shot 2016-06-05 at 10.30.57Konrad Shuman, ishte një oficer i policisë gjermano-lindore, që u bë mjaft i njohur për shkak të kapërcimit të gardhit me gjemba në Berlin dhe largimit për në Gjermaninë Perëndimore. Konrad ishte duke ruajtur Murin e Berlinit, që asokohe nuk ishte asgjë më tepër sesa një gardh me gjemba, në 15 gusht të vitit 1961, kur ai dezertoi dhe u arratis.

Një turmë njerëzish gjermano-perëndimorë e kishte thirrur me zë të lartë: “Komm” (Eja!). Pas njëfarë reflektimi, ai hodhi tej cigaren që po pinte dhe vrapoi drejt gardhit, duke e hedhur qëllimisht armën përtokë dhe kërcyer në anën tjetër. Ai pastaj hipi në një automjet të policisë së Gjermanisë Perëndimore, e cila menjëherë e largoi prej aty. Historia e Konradit dhe fotografia e tij, do të shërbenin si një burim propagande për Gjermaninë Perëndimore.

Mbi 2 100 ushtarë dhe policë gjermano-lindorë, dhe më vonë oficerë, e ndoqën shembullin e tij,  duke u arratisur sapo iu krijua mundësia. Gjermano-perëndimorët, nuk ishin në fakt të interesuar për vetë Konradin. Përkundrazi, ata ishin të interesuar tek informacioni që mund të merrnin nga ai. Konrad thuhet se “u shtrydh si limon” nga hetuesit e tij në Gjermaninë Perëndimore./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button