Shendeti

Konsumi i tepërt i kripës mund t’ju dobësojë imunitetin, dhe t`ju bëjë më të prekshëm nga sëmundjet

Të gjithë i dimë tashmë pasojat negative të konsumimit të tepërt të kripës – përfshirë problemet me zemrën dhe tensionin e gjakut. Por një studim i ri ka zbuluar së fundmi edhe një efekt tjetër anësor, që nuk mund të ishte më i rëndësishëm në kushtet e pandemisë sëkoronavirusit.

Studimi i ri ka zbuluar se sasia e kripës që konsumoni mund t’ju bëjë më të prekshëm ndaj sëmundjeve që shkaktohen nga bakteret. Pra, kripa mund të ndikojë gjithashtu në imunitetin e njeriut. I botuar në revistën “Circulation”, hulumtimi shpresonte që të zgjeronte informacionet e mara nga një studim i mëhershëm i vitit 2015 – i cili zbuloi se sasitë e larta

natriumit në gjak, ndikonin mbi mënyrën se si një lloj i caktuar i qelizave të bardha të gjakut, përgatitet të reagojë kur ndjen praninë e një qelize jo të shëndetshme.

Por në atë kohë u arrit në përfundimin se shkencëtarët “nuk e dinin ende se çfarë po ndodhte në qeliza” thotë dr.Sabrina Geisberger e Institutit të Berlinit për Biologjinë e Sistemeve Mjekësore (BIMSB).

Gjithsesi, në këtë studim ekipi shqyrtoi metabolizmin e qelizave imune që ishin ekspozuar ndaj përqendrimeve të larta të kripës. Këtë herë, ata vunë re se si kripa ndikon tek imuniteti i trupit të njeriut, duke prishur zinxhirin e frymëmarrjes, gjë që i detyron qelizat të prodhojnë më pak ATP dhe më pak oksigjen.  

Për ata që nuk e dinë, ATP (adenozin trifosfati) shpjegohet si çlirimi i një “karburanti universal që fuqizon të gjitha qelizat”, duke siguruar energji për fuqinë e muskujve dhe rregullimin e metabolizmit.  

Kjo do të thotë se niveli i lartë i natriumit në trup shkakton një reduktim të shkurtër nga ATP, dhe kjo mund të ndikojë tek mënyra se si maturohen dhe funksionojnë këto qeliza të bardha të gjakut. Ato janë përgjegjëse për përgjigjen imunitare të trupit, prandaj kjo është shumë e rëndësishme.

Profesori Markus Klainjuvitfild nga Universiteti Hasselt u shpreh: “Sigurisht, gjëja e parë që mendoni në këtë rast është rreziku nga sëmundjet kardiovaskulare. Por studime të shumta, kanë treguar se kripa mund të ndikojë në mënyra të ndryshme edhe tek qelizat që kanë lidhje me imunitetin.

“Nëse një mekanizëm kaq i rëndësishëm qelizor prishet për një periudhë të gjatë, ai mund të ketë një ndikim negativ dhe mund të nxitë një sëmundje inflamatore të enëve të gjakut ose nyjeve, apo sëmundje autoimune”- thekson ai.

Atëherë, sa kripë duhet të konsumojmë? Sipas këtij studimi, ekspertët e të ushqyerit rekomandojnë që të rriturit ta kufizojnë konsumin e kripës në vetëm 5-6 gram maksimumi, dhe kjo llogaritje përfshin edhe kripën që fshihet në ushqimet e përpunuara.

Back to top button