Pabarazia shëndetësore ka qenë një çështje madhore në shekullin e 20 dhe në vendet demokratike si Anglia dhe Suedia. Gjatë krizës së koronavirusit u bë një nga çështjet më të rëndësishme për t’u adresuar. Aksesi në kujdesin mjekësor ngelet një problem kyç, ndonjëherë dhe për të pasurit.
Problemet në sistemin shëndetësor italian ishin kryesisht pasojë e privatizimit dhe buxhetit të pakët në këtë sektor.
Vite të tëra pa pasur rritje rroge për disa punëtorë ka çuar në pabarazi ekonomike. Disa persona edhe kur shfaqin simptoma të virusit nuk mund ta përballojnë shkëputjen nga puna, por e vazhdonin atë duke u vendosur në rrezik.
Gratë të prekura në mënyrë joproporcionale
Gratë janë prekur më pak nga koronavirusi, por situata e tyre ekonomike ka qenë më e keqe sesa e burrave. Nga ana tjetër shumë prej tyre punojnë në industri si kujdesi për të moshuarit ose kujdesi shëndetësor dhe janë më të ekspozuara ndaj rrezikut.
Disa të tjera janë të detyruara të qëndrojnë në shtëpi me partner abuzivë.
Rreziku i globalizimit
Grupe të ndryshme racore ishin të parat që përjetuan diskriminimin nga virusi Covid – 19. Shumë grupe racore dhe etnike gjenden në një pozitë vulnerabël ekonomike. Grupet indigjene janë veçanërisht në rrezik.
Mjekëve iu duhet të bëjnë zgjedhje të vështira për të përcaktuar prioritete se kush do të trajtohet fillimisht. Më të vjetërve në disa shtete rrezikohet t`ju mohoet e drejta për trajtim mjekësor.
Rikthim në demokracinë sociale?
Duke qenë se tegu nuk po e përballon dot këtë krizë, dhe nevoja që qeveritë të ndërhyjnë është më shumë e dukshme se kurrë, mund të mendohet se koha për demokracinë sociale ka ardhur sërisht. Vende si Danimarka ishin ndër të parat që ofruan mbështetje për ata që ishin larguar nga puna.
Sidoqoftë, në një kohë kur edhe qeveritë konservatore në vende të tilla si Gjermania, Britania dhe Australia po braktisin rreptësinë neoliberale mbi kufizimin fiskal për të hedhur miliarda për pandeminë dhe ekonomitë e tyre në kolaps, nevoja për qeveri social demokratike mund të mos jetë aq e dukshme sa më parë.
Por si mundet që një qeveri apo parti politike t’i bëjë njerëzit të ndjehen të sigurt ose më pak të frikësuar në një pandemi dhe katastrofë ekonomike të kësaj shkalle? Kjo është një krizë një herë në njëqind-vjet që mund të përkeqësojë ksenofobinë, si dhe diferencat ekzistuese sociale dhe ekonomike të vendit.
Rrjedhimisht, sfida për socialdemokratët është që çështjet që ata zakonisht do të adresonin mund të merren nga kundërshtarëve e tyre kryesorë konservatorë ose ata të ekstremit të djathtë. / The Conversation – bota.al