Analiza

Kosova ka nevojë për ne dhe për mbështetjen e Europës – nga Eliot L. Engel

Screen Shot 2015-07-23 at 09.53.11Ndërtimi i një demokracie është punë e vështirë, dhe Kosova ka nevojë për mbështetjen ndërkombëtare për ta arritur këtë

Nga Eliot L. Engel

Kohët e fundit u riktheva nga Kosova, ku u takova me udhëheqësit e vendit. Diskutuam për rritjen e demokracisë së Kosovës dhe faktin që Freedom House e ka përmirësuar renditjen e saj, duke e ngritur në “Demokraci Parlamentare”. Reflektuam së bashku për mbështetjen e madhe të popullit kosovar për Shtetet e Bashkuara të Amërikës, dhe dëshirën e tij të fortë për t’u futur në NATO dhe në Bashkimin Europian. Dhe ramë dakord që, ndonëse është e vështirë, Kosova ka nevojë që të krijojë Gjykatën Speciale, me qëllim që vendi t’u vërë një herë e mirë kapak, akuzave nga e kaluara.

Ai që pashë, ishte një vend që ka hyrë në rrugën drejt një demokracie më të fortë, lirie më të madhe, dhe shtimi të potencialit ekonomik. Kosova ka bërë shumë hapa të mëdhenj, dhe udhëheqësit e saj po punojnë për shërimin e plagëve të vjetra, për të ndërtuar paqen me fqinjët e tyre, dhe për të vazhduar të ecin përpara.

Ky realitet në terren bie ndesh me opinionin e Chuck Sudetic (“Të fortët që qeverisin Kosovën”, i datës 21 korrik).

Ky artikull, i bazuar në kritika anonime, thashetheme pa bazë, dhe fakte tërësisht të rremë, është një përpjekje transparente për të përgojuar disa udhëheqës kosovarë, si dhe për të dëmtuar Kosovën, ndërkohë që kjo përpiqet të forcojë sundimin e ligjit. Shumë prej akuzave në këtë artikull, si ato për trafik droge, janë hedhur poshtë herë pas here, madje edhe nga një raport publik i CIA-s i botuar në vitin 2000. Drejtësia do të bëhet në gjykata, dhe jo në fushata shpifjesh.

Ne amrikanët e dimë nga historia jonë, se ndërtimi i një demokracie është një punë e vështirë. Kosova po i kapërcen tani këto sfida, edhe pse zërat që kanë ngecur në të kaluarën punojnë për të penguar progresin e Kosovës. Kjo është arsyeja, përse SHBA dhe kampionët e lirisë në Europë dhe gjetkë duhet të vazhdojnë të mbështesin Kosovën. Ndërkohë që kritikët si Chuck Sudetic përsërisin të njëjtat akuza të pabaza, unë preferoj të punoj krah për krah me popullin e Kosovës dhe udhëheqësit e tij të zgjedhur, drejt një të ardhmeje më të ndritur.

Eliot L. Engel

Anëtar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë

Kongresi i SHBA

politico.com – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button