Analiza

Kosovë e Bosnje, udhëtim në eksportuesit më të mëdhenj të luftëtarëve të xhihadit

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të vërë në lëvizje një makineri më efikase për të luftuar xhihadizmin. Nuk mund të kufizohemi me forcimin e bashkëpunimeve dypalëshe mes shteteve. Kushdo që ka një minimum aftësish është i vetëdijshëm se, nëse bie Damasku, xhihadi do të vijë në Ballkan, për t’u përhapur më pas në gjithë Europën”

Screen Shot 2015-06-11 at 8.11.00 PM

Valentina Cominetti

Il Giornale

ISIS nuk mund të zgjidhte moment më të mirë se sa mbërritjen e Papës në Sarajevë, për të mbjellë pak terror me një filmim që kërcënon Ballkanin. Në fund të fundit, Al Hayat Media Center (mjeti kryesor i komunikimit dhe mediat e reja të Shtetit Islamik) është i njohur për profesionalizmin dhe koherencën sa i përket agjendës mediatike.

Kështu në 5 qershor, kanalet e informimit të të gjithë botës shpallën se militantë boshnjakë, shqiptarë dhe kosovarë u bëjnë thirrje bashkëkombësve të tyre dhe vëllezërve të besimit që të “marrin hak për poshtërimet e pësuar nga myslimanët në Kosovë, në Shqipëri dhe në Maqedoni”, për të luftuar kundër “nënshtrimit nga ana e të krishterëve”. “Do t’ju mbysim”, dhe “do t’ju vrasim, do të vijmë me rripat me eksplozivë, dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt”. Perceptimi i opinionit publik ballkanik për këtë filmim është i ndryshëm nga ai europian dhe amerikan. Më pak ankth;

[real3dflipbook id=”280″]


Leave a Reply

Back to top button