Ekonomi

Kostoja e zgjedhjeve të reja greke

Screen Shot 2015-08-24 at 3.20.53 PMNga Yannis Palaiologos

Nuk ka mungesë cinizmi, komente sarkastike në mesin e grekëve – në Twitter apo në bisedat e tjera – për faktin se vendi po shkon në zgjedhjet për herë të tretë në tetë muaj. Ka një entuziazëm tallës, mbi të qënit vendi më demokratik në botë, shumë referenca për talentin e kryeministrit Aleksis Cipras “për t’u zgjedhur sesa për të qeverisur”, si dhe sugjerimet që data e kontestuar të jetë sërish një farë referendumi.

Në mes të gjithë kësaj, ka karakteristika të caktuara kryesore të zgjedhjeve të reja, që do të mbahet më shumë gjasa më 20 shtator, të cilat duhet të mbahen në mend. Së pari dhe më kryesorja, kreditet do të jenë shumë më të ulëta se në muajin janar.

Në atë kohë, sfidanti Cipras, u zotua të heqë dorë nga marrëveshja e shpëtimit të Greqisë, duke u premtuar votuesve grekë çdo gjë, nga bllokimi i privatizimeve deri tek fshirja e një pjesë të madhe të borxhit publik dhe anulimi i taksave jopopullore, duke parandaluar shkurtimin e mëtejshëm të pensioneve dhe dhënien e një nxitje të madhe për shpenzimet sociale.

Fitorja e tij, çoi në mënyrë të pashmangshme në një përballje dramatike me kreditorët e vendit, të cilat nga ana e tyre e çuan atë në prag të Grexit dhe përsëri në recesion. Këtë herë, pasi ka thyer të gjitha ato premtime, Syriza e Cipras – apo çfarë ka mbetur prej saj pas largimit të fraksionit Platforma e Majtë pro-dhrahmisë – do të kandidojë, megjithëse pa qejf, si një parti pro-shpëtimit.

Kjo do të thotë, se asnjë nga palët me një shans të arsyeshëm për të fituar – Syriza dhe Demokracia e Re e  qendrës së djathtë – nuk do të sfidojë statusin e marrëveshjes së re, duke çuar në një periudhë të re të rinegocimit dhe turbullirave të mëtejshme.

Reagimi pozitiv i kancelares gjermane Angela Merkel, ndaj zhvillimit të zgjedhjeve të reja –ajo i tha presidentes braziliane Dilma Rusef gjatë takimit të përbashkët, se vendimi është pjesë e zgjidhjes, jo e problemit – sugjeron se udhëheqësit evropianë kanë qenë në dijeni të këtij zhvillimi.

Ky është rasti, sepse Cipras, fituesi i mundshëm i zgjedhjeve, pasi u mberthyer nga asfiksimi financiar dhe kërcënimi i një dalje nga monedha e përbashkët, tani sheh dy karrota plot lëng të varura përpara tij:perspektivën e ndihmave të konsiderueshme të borxhit pas përfundimi të shqyrtimit të parë të programit të ri, dhe përfshirjen e obligacioneve të qeverisë greke në programin e Bankës Qëndrore Evropiane të Lehtësimit Sasior.

Kombinimi i tyre, do të çojë në një rënie të kostove të huamarrjes në vend, dhe në kohën e duhur mund të çojë atë në tregjet e kapitalit, si dhe rindezë interesin e investitorëve të huaj tek ekonomia reale e Greqisë.

Çmimi për të paguar

Natyrisht, e gjithë kjo do të varet nga zbatimi i reformave, një nga përbërësit thelbësore që mungoi nga pala greke gjatë periudhës së shpëtimit – pjesërisht për shkak se kërkesat e programit ishin shumë të vështira, por edhe për shkak se politikanët grekë nuk ishin të gatshëm për t’i trajtuar marrëveshjet komode afagjata, si në sektorin privat, ashtu edhe atë publik.

Do të duhet ca kohë, për të zbuluar se si edhe qeveria e re do të veprojë në këtë front. Por në qoftë Cipras nuk arrin të fitojë një shumicë të plotë, zgjedhja e partnerit të tij në koalicion dhe krijimi i kabinetit të ri, do të zgjasë jo pak.

Deri më tani, ai ka qeverisur në aleancë me Grekët e Pavarur, me të cilët Syriza ka pak afërsi ideologjike – një grup populist i krahut të djathtë, raison d’être e të cilit kishte qenë opozita ndaj planeve të shpëtimit (dhe që u formua pikërisht për të kundërshtuar planin e dytë të shpëtimit në vitin 2012).

Zgjedhja këtë herë e një partneri pro-evropian të qendrës, do të jetë një tregues i fortë i qëllimit për të zbatuar programin për të cilin është rënë dakord. Sinjali do të jetë edhe më e qartë, nëse ai shmang hierarkinë e partisë së tij dhe deputetëve të zgjedhur, për të emëruar në portofolet kyçe, disa ekspertë të jashtëm të angazhuar për të rënë dakord mbi reformat.

Zgjedhja për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, nuk është sigurisht pa kosto. Cipras mund të argumentojë se përçarja tek Syriza – pothuajse një e treta e deputetëve, të cilët refuzuan ta mbështesin atë në votimin e fundit për paketën e tretë të shpëtimit – ka forcuar pozitat e tij.

Por marrëveshja, u miratua me më shumë vota se dy të mëparshmet, falë mbështetjes së palëkundur të Demokracisë së Re dhe të dy partive të tjera pro-evropiane, Potami dhe PASOK. Ai mund të kishte lejuar rebelët e Platformës së Majtë, të formonin grupin e tyre parlamentar dhe të qeveriste me mbështetjen e opozitës pro-evropiane, për të siguruar zbatimin e qetë të programit të ri dhe përfitimet që do të vijnë me të.

Tani, ne përballemi me të paktën dy muaj pasiviteti, në aspektin e zbatimit të programit, duke pasur parasysh ritmin e ngadaltë me të cilën kanë punuar ministrat e rinj dhe që mund të fillojnë punën kuptimplotë në Greqi. Kjo do të thotë se negociatat mbi borxhin do të fillojnë më vonë, dhe pjesëmarrja e Greqisë në programin e lehtësisë sasiore do të vonohet.

Kjo ndërkaq mund të çojë në një përkeqësim të recesionit për këtë vit, dhe në një rritje të mëtejshme të kostos së rikapitalizimit të bankave të Greqisë. Është një çmim i lartë për t’u paguar, edhe për zgjidhjen e përçarjeve të brendshme të partisë në pushtet – një zgjidhje që në fakt duhet të kishte ndodhur që para zgjedhjeve janarit.

Megjithatë, për këtë të fundit nuk mund të bëhet më asgjë. Ndoshta fryma e zgjedhësve do të spastrojë nga Syriza ata elementë, që do të preferonin një kthim tek dhrahmia përkundrejt paketës së re të shpëtimit që do ta bëjë vendin më të qeverishëm. Por suksesi i programit të ri, do të varet në mënyrë vendimtare nga qasja e njeriut, që ndodhta ndoshta do të mbetet kryeministër pas zgjedhjeve.

Duke njoftuar dorëheqjen e tij në 20 gusht, Cipras foli sërish për “shantazhe” dhe “ultimatume”, që ai i vuajti në duart e kreditorëve. Ai përsëriti disa herë se nuk beson në programin e ri. Vetëm kur mbrojti veten kundër Platformës së Majtë, ai theksoi disa elemente pozitivë të marrëveshjes së arritur.

Kjo duhet të ndryshojë. Ai duhet të gjejë një mënyrë për të përqafuar programin, dhe t’ia shesë atë një opinioni publik grek që ende i jep atij përfitimin e dyshimit. Përndryshe zbatimi i saj, ka të ngjarë ta rrëzojë sërish, ndërsa tensionet me kreditorët do të rriten dhe ekonomia greke do të mbetet e ngërthyer në moçal.

Shënim: Yannis Palaiologos është gazetar i gazetës “Kathimerini” dhe autor i librit “Trembëdhjetë bëmat e Herkulit”

“Politico.eu”

Leave a Reply

Back to top button