Enciklopedike

Koto (琴), kitara japoneze

Koto (琴) është një instrument shumë i rëndësishëm për muzikën tradicionale japoneze. Konkretisht bëhet fjalë për një kuti resonance me korda dhe që filloi të luhej në Japoni 1300 vite më parë. Me kalimin e kohës u modifikua, derisa mbërriti në një lloj kitare që sot konsiderohet si instrumenti kombëtar japonez. Kotoja tradicionale dhe më e përdorur është 2 metra e gjatë, ka 13 korda dhe është e bërë nga druri i Kirit, një pemë japoneze e lehtë dhe e butë. Luhet me thonj ose me një mjet që vendoset në tre gishta, gishtin e madh, treguesin dhe të mesit, të dorës së djathtë. Përdoret mjaft shpesh në muzikën tradicionale ashtu sikurse edhe në lloje moderne muzikore.

Kjo kitarë ka lindur pothuajse në periudhën e Narës (viti 710-794) kur u futën shumë instrumente të këtij lloji nga Kina në Japoni. Në fillim e përdornin murgjit për të ambientuar ritet e tyre fetare, por është mjaft e sigurt që forma e saj u zhvillua duke u nisur nga instrumente të tjera të ngjashme që filluan të përdoren në oborrin perandorak japonez gjatë periudhës Heian. Në fillim koto kishte vetëm 5 korda që me kalimin e kohës u modifikuan. Ka disa variante të kotos, më tipikja ka 13 korda, por ka edhe nga ato me 30 apo e më shumë. Shumë muzikantë kanë krijuar teknika të ndryshme për ta luajtur me shumë përkushtim. Ka zënë një vend shumë të rëndësishëm mes instrumenteve muzikore më të rëndësishme të muzikës folklorike në Japoni. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button