Enciklopedike

KRATERI / Një gropë gjigande shfaqet në “fundin e botës” (FOTO e VIDEO)

KRATERINjë krater misterioz është shfaqur në “fundin e botës” në Siberi, duke lënë një gropë 80 metra të gjerë dhe nuk dihet sa të thellë për shkak të pamundësisë për t’u matur. Shumë studiues janë dërguar në vendngjarje për të investiguar gropën, e cila i ka turbulluar disi shkencëtarët me shfaqjen e saj dramatike. Disa kanë spekuluar se mund të jetë shkaktuar prej një meteori që ka goditur Tokën, një shpërthimi të nëndheshëm, ose prej shembjes së shkëmbinjve, bën të ditur Siberian Times.

Një komentator online me hsumë imagjinatë ka thënë se mund të jetë provë që “anijet e UFO-ve” kanë mbërritur në planetin tonë. Emri i zonës, Yamal, përkthehet “fundi i botës” dhe gadishulli i largët shtrihet deri në Oqeanin Arktik. Aty ndodhen disa prej rezervave më të mëdha të gazit të Rusisë dhe krateri është shfaqur më pak se 20 milje larg prej vendburimit të gazit, Bonanenkovo. Ngjyra e errët e anëve të kraterit nënkupton se aty ka “procese temperature” ose djegie, sipas Zvezda TV.

https://www.youtube.com/watch?v=2kMs05VaOfE

Leave a Reply

Back to top button