Zodiak

Krenari dhe … paragjykim. Cilat janë shenjat e Horoskopit me këto karakteristika?

Krenaria sigurisht që mund të jetë një virtyt, por, nëse është e tepruar, mund të bëhet problem edhe në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Të paragjykosh, nga ana tjetër, është një shenjë, në përgjithësi, e një mbyllje të caktuar mendore, është një defekt i madh, i cili gjithnjë mund të korrigjohet. Pra, le të shohim cilat janë shenjat më të predispozuara për të qenë krenare dhe, duke luajtur me titullin e romanit të famshëm nga Jane Austen, le të përpiqemi të kuptojmë edhe nëse vuajnë nga paragjykimet dhe mbylljet ndaj të tjerëve.

1) Dashi

Dashi ushqehet me krenari, kurrë nuk është gati të pranojë se ka gabuar. Nëse ndihen të lënduar, nuk falin. Nëse kanë faj, ndoshta do të kërkojnë falje jo direkt por me një gjest që partneri ose kolegu i punës duhet ta kuptojë mirë, duke marrë parasysh karakterin e rrëmbyeshëm të të lindurve të shenjës. Po, ai është gjithashtu ndonjëherë i prirur të paragjykojë për disa kategori njerëzish që janë shumë larg nga vetvetja. Tendenca drejt fokusit nga vetja, në të vërtetë, e bën atë që ta konsiderojë veten më të mirë se të tjerët dhe për këtë arsye t’i atribuojë disa të meta të tjerëve. Sidoqoftë, krenaria mund të jetë gjithashtu një tipar interesant dhe madje intrigues për një partner të mundshëm.

2) Luani

Eshtë e pashmangshme të vendoset Luani, një tjetër shenjë zjarri, në vendin e dytë. Ashtu si Dashi, ka një tendencë për t’u përqendruar në vetvete dhe për krenari. Ai nuk do t’i falë ata që përpiqen ta poshtërojnë, në të vërtetë, më mirë të mos jesh rreth e rrotull kur zemërimi i tij nis e shpaloset. Sidoqoftë, ai ka një hapje të madhe ndaj të tjerëve dhe ndaj botës, prandaj duket pak i prirur për të paragjykuar dhe shumë i prirur, përkundrazi, për gjykim pozitiv. Ai është shpirti i shoqërisë dhe në mesin e njerëzve është protagonist. Gjykon vetëm kur di. Karakteri i tij e bën të prirur të jetë një udhëheqës i shkëlqyer dhe një shembull për të tjerët.

3) Bricjapi

Përveçse janë shumë krenarë, janë edhe tejet kokëfortë dhe të prirur të paragjykojnë. Fakti që janë shumë rigorozë – karakteristikë që i shtyn të ndjekin një rrugë nga fillimi në fund, pa devijime – bën që, kushdo që nuk ka të njëjtat prirje, që nuk ndjek të njëjtat rregulla, të njëjtën metodë, të njëjtat ideale, të gjendet objekt i një paragjykimi të fortë. Kur të lindurit e shenjës kanë një bindje, e ndjekin deri në fund. Dhe jo gjithmonë është gjë e mirë.

4) Demi

Janë tipa shumë krenarë, të bindur në mirësinë e veprimeve të tyre dhe arsyetimin e vet. Nuk është e lehtë t’i bësh të pranojnë se janë në gabim. GJithmonë nëse nuk gjendet një partner apo kundërshtar në gjendje që t’u bëjë ballë po me krenari. Në atë rast për shkak të natyrës së kësaj shenje, mund të lindë edhe një mirëkuptim artistik apo edhe erotik. Mirësia e shpirtit i bën të mos gjykojnë kurrë të tjerët. Janë të sjellshëm në kuptimin më të lartë të fjalës. Dhe kështu mund të falin edhe kokëfortësi dhe shpërthime krenarie.

5) Gaforrja

Janë përgjithësisht shumë të përmbajtur. Duan paqen, dashurinë kozmike dhe harmoninë. U jep gjithçka të tjerëve, por nëse e lëndojnë në krenari, mund të transformohet në tërbim. Dhe do shkatërrojë edhe atë pak gjë të mirë që ka mbetur në marrëdhënie. Nuk kthehen pas edhe nëse detyrohen. Më shumë se paragjykime, ushqejnë një lloj mosbesimi ndaj tjetrit. Sidomos nëse kanë vuajtur shumë. Por janë edhe të prirur, nëse e ndjejnë, që të hapen ndaj botës dhe njohjes së mjedisit rrethues. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button