Analiza

Krenaria e kadetit. Tradita që nuk vdes, edhe në kohën e luftërave teknologjike

 

Nga Gianluca Di Feo

Akademia është një tempull, ku kremtohet një liturgji e tërë gjestesh, ceremonish, nderimesh, parulla me rregullore të shkruara apo të perceptuara, me himnet që evokojnë fitore e vjetra. Janë ritualet e vjetra për burrat, dhe gjithnjë e më shpesh gratë të destinuara për betejat teknologjike. Një urë mes të shkuarës dhe të ardhmes, e domosdoshme për formimin e një kadeti duke u përpjekur t’i mësohet këtij të fundit, sesi të kombinohen identiteti dhe uniforma

Screen Shot 2015-06-27 at 10.27.59

Edhe arketipi i cinizmit bashkëkohor, makiaveliku Frankie Underwood i “House of Cards”, kthehet të jetë spontan, vetëm pasi përqafon shokët e akademisë. “Nuk ka lidhje me atë që kalon, dhe atë që mbetet përgjithmonë”,-u shpjegon Underwood shikuesve: “Është diçka që prek shumë zëra individualë, të cilët për një moment bëhen një zë i vetëm. Dhe ky moment zgjat sa një frymëmarrje”.

Është vetëdija që shokët tuaj do të jenë gjithmonë, në paqe dhe në luftë, në gëzim dhe në dhimbje: të rinj apo të vjetër, do të jenë në krahun tuaj deri në ditët e fundit. Ata dhe vetëm ata janë familja juaj, deri në momentin kur do të mbajnë mbi supe arkivolin tuaj, ndërsa do të bjerë boria e fundit, që çdo mëngjes ju zgjonte në 6 të mëngjesit, kur ishit të gjithë së bashku në akademi…

[real3dflipbook id=”305″]


 BKT Reklama

Screen Shot 2015-06-25 at 17.27.01 Screen Shot 2015-06-27 at 10.28.37 Screen Shot 2015-06-25 at 17.27.15

Leave a Reply

Back to top button