Psikologji

Krijo kujtime që do të zgjasin përgjithmonë…

Lexova mbrëmë një studim se rreth 50% e gjithë njerëzve të punësuar vendosën t’i thoshin “Jo” pushimeve verore gjatë vitit të shkuar. A nuk është një çmenduri të shkosh në një vend punë, edhe pse nuk ke nevojë të jesh në atë vend me orare të zgjatura? Vera është për ta shijuar dhe t’u karikuar me energji pozitive, jo për të vazhduar me stres në punë, si gjatë gjithë kohës. Mirëpo shumica prej nesh e kanë menduar ta kalojnë këtë periudhë në punë, ashtu si gjithë muajt e tjerë të vitit.

Në këtë botë kaotike, çdo gjë ecën mjaft shpejt. Ne jemi tepër të zënë gjatë gjithë kohës, sikur mbiemri i të gjithëve të ishte “I zënë”. Ne të gjithë kemi nevojë të kemi pushime për t’iu përkushtuar familjarëve tanë, miqve tanë, për t’u karikuar me energji pozitive. Jeta është e gjitha e lidhur me momentet. Askush në botë nuk ia ka dalë të jetonte përjetësisht dhe nga ky rregull kuptojmë se një ditë nuk do t’i kemi njerëzit tanë të dashur pranë dhe kjo duhet të na nxisë të ndryshojmë.

Pyete veten se sa udhëtime ke bërë deri më tani. Sa momente ke humbur duke menduar për diçka tjetër, se nëse do të arrije të fitoje diçka tjetër, ajo ndoshta do të jetë diçka akoma më e mirë. Mirëpo jeta do të të mësojë një ditë, se nuk ka moment më të përshtatshëm se sa e tashmja. Bëje tani gjithçka që do të bësh. Unë e di se ti ndoshta ke nevojë për pushime gjashtë mujore dy herë në vit, gjë që nuk do të siguronte asnjë të ardhur, por nuk po them të heqësh dorë nga puna jote. Bëj udhëtime të shkurtra, pushime të shkurtra, por pa shpërqendrime me celular apo kompjuter pranë. Pusho plotësisht me familjen tënde pranë, në vend të kolegëve pranë.

Gjëja më e shtrenjtë që kemi në jetë, janë momentet që përjetojmë. Le t’i japim atyre sa më shumë vlerë, përpara se ato të zhduken. Kur jetës tënde t’i arrijë fundi, do të kuptosh se nuk kanë aq shumë vlerë paratë që ke bërë, apo orët ekstra në punë. Kur ne të shohim pas në jetën tonë, do të mendojmë për gjithë kujtimet që kemi rezervuar, apo për orët që kemi shpenzuar me njerëzit që duam.

Pushimet duhet të jenë një periudhë kohore, kur ne largohemi për pak dhe mblidhemi me ata që i duam dhe na duan. Nëse nuk ke bërë pushime këtë verë, mund t’i bësh edhe tani në vjeshtë. Krijo kujtime që do të zgjasin përgjithmonë…

Leave a Reply

Back to top button