Ekonomi

Krijuesi misterioz i monedhës virtuale Bitcoin

Themeluesi i Bitcoin-it është dikush i njohur si “Satoshi Nakamoto”. Askush nuk e di kush është, cili është emri i tij i vërtetë apo ku jeton. Që nga viti 2017, ai zotëron deri në një milion bitcoins të cilat kanë një vlerë prej afro 2.7 miliardë dollarësh.

I vetmi informacion personal në dispozicion rreth Satoshi Nakamotos (pseudonimi i tij) bazohet në pretendime dhe spekulime. Ai pretendohet të jetë një japonez i lindur në prill të vitit 1975. Megjithatë, të gjitha spekulimet lidhur me identitetin e tij u përqëndruan kryesisht në kriptografët jo-japonezë dhe ekspertët e shkencave kompjuterike që banonin në Shtetet e Bashkuara. Kjo, për shkak të përdorimit të gjuhës angleze të përsosur, herë pas here me drejtshkrimin britanik dhe pasi nuk u gjetën etiketa ose dokumente japoneze në softuerin e tij. Besohet se ai filloi të kodonte softuerin Bitcoin në 2007 dhe bashkëpunoi me zhvilluesit e tjerë deri më 2010. Pas kësaj, ai ia dorëzoi frenat Gavin Andresenit, bashkëpunëtorit të tij, dhe e bëri atë zhvilluesin kryesor të Bitcoin Core. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button