Histori

Krime dhe ndëshkime

Ka nga ata që e kanë krahasuar me një rrjetë merimange, të tjerë me një fatkeqësi publike, të tjerë akoma kanë pranuar se është e njëjtë për të gjithë – por vetëm nëse janë kriminelë. Sot, sondazhet thonë se në Pekin dhe në Moskë nuk kanë besuar asnjëherë tek ajo, por institucioni (mes fajtorëve në liri dhe të pafajshmëve prapa hekurave) ka pësuar të çara edhe në perëndim. E megjithatë, nuk mund të bëjmë pa drejtësinë

Ishin Iluminizmi dhe e drejta napoleonike (me idetë e tyre të barazisë sociale dhe të drejtave njerëzore) që hodhën bazat për sistemet penalë modernë, mes shekujve XVIII dhe XIX. Për herë të parë burgosja u klasifikua si një dënim dhe jo si “paradhomë” e ndëshkimit. Filozofë si Zhan Zhak Ruso në Francë dhe Cezare Bekaria në Itali folën për domosdoshmërinë e një shteti moral, si dhe heqjen e torturës dhe dënimit me vdekje

Focus Storia_Ottobre 2011

Një herë e një kohë thuhej se shpata e saj nuk kishte mill: kushdo mund të mbetej viktimë. Për shkrimtarin rus, Leon Tolstoi, ishte simbol i padrejtësisë, për shkrimtarin amerikan Henry Mencken ishte ndër gjërat më të vështira për t’u duruar. Ka nga ata që e kanë krahasuar me një rrjetë merimange, të tjerë me një fatkeqësi publike, të tjerë akoma kanë pranuar se është e njëjtë për të gjithë – por vetëm nëse janë kriminelë. Sot, sondazhet thonë se në Pekin dhe në Moskë nuk kanë besuar asnjëherë tek ajo, por institucioni (mes fajtorëve në liri dhe të pafajshmëve prapa hekurave) ka pësuar të çara edhe në perëndim. E megjithatë, nuk mund të bëjmë pa drejtësinë.
Mbrojtje sociale

Penalisti Franco Cordero, në një prej librave të tij më të famshëm dhe të kritikuar, “Vëzhguesit” vëren se të jetosh në boshllëkun normativ, duke refuzuar rregullat dhe dënimet, është po aq e pamundur sa edhe të jetosh në boshllëkun atmosferik: sistemet penalë, nga Kaini e më vonë janë një kërkim i palodhur teknikash dhe strukturash për të mbajtur pushtetin dhe siguruar rendin.

E drejtë apo e përmbledhur qoftë, drejtësia i ka rrënjët e veta në tabutë e popullsive primitive. Dhunimi i trupit dhe pronës së anëtarëve të një klani nënkuptonte të ndizje zemërimin e perëndive, dhe për ta shmangur këtë, flijimi i agresorit dukej i pashmangshëm. Dënimi mund të jepej nga një individ i vetëm, por ekzekutimi në grup ishte edhe më efikas: vrasja me gurë e një të dënuari (aplikohet edhe sot në shumë vende islamikë) kompromentonte të gjithë, ishte antidot i tundimit për të imituar fajtorin dhe u ofronte ndëshkuesve një mundësi që të kryenin me të drejtë një akt të krahasueshëm me atë që kishin pësuar.

Sy më sy
Një prej përmbledhjeve më të lashta të ligjeve të skalitura në gur është kodi i Hammurabit, i gjendur në Susa (Irani i sotëm) nga një ekip arkeologësh francezë. Hammurabi, mbreti i Babilonisë në vitin 1700 para Krishtit, bëri publikë 282 dënime që shtriheshin nga krimet e kryer në hapësirën familjare, deri tek përgjegjësitë e ndërtuesve të shtëpive, nga vrasjet tek grabitjet. Kodi

parashikonte shpesh ligjin e talionit, sipas të cilit ndëshkimet duhet të korrespondojnë me dëmin e pësuar: vrasja ndëshkohej me vdekje, vrasja e një të riu korrespondonte me ekzekutimin e djalit të vrasësit. Nëse krimi nuk ishte trupor, ndëshkimi jepej në bazë të shkeljes që ish bërë kundrejt shoqërisë (dhe shtresës së të akuzuarit). Ky ligj u aplikua edhe më vonë nga grekët dhe romakët, madje edhe nga disa komuna italiane deri në shekullin XVIII.

Proceset e parë
Ideja e një procesi publik lindi në Greqinë e lashtë. Një qytetar çfarëdo i Athinës mund të kërkonte që të niste një proces, si në rastin kur ishte viktimë e një krimi, ashtu edhe kur ishte dëshmitar i një shkeljeje. I akuzuari nuk kish të drejtë për avokat, por mund të paraqiste, për mbrojtjen e tij, kujtime

të shkruar nga profesionistë (që quheshin logografë). Kohëzgjatja e debatit (zakonisht disa dhjetëra minuta) shënohej nga një gotë me ujë që zbrazej dhe magjistrati kufizohej të verifikonte që procedurat respektoheshin. Dënimi jepej nga një juri popullore që (për të shmangur përpjekjet për korruptim) duhej të shprehej në kohën më të shkurtër të mundshme. Për shekuj të tërë ishin shumë të paktë ligjet e shkruar: u desh të pritej përhapja e praktikave tregtare dhe lindja e një klase të re drejtuese që sistemi penal grek të kodifikohej (diku rreth shekullit V para Krishtit). Por ishte ende vetëm fillimi.

I barabartë për të gjithë
I pari aparat juridik koherent ishte ai i Dymbëdhjetë tryezave romake (451 para Krishtit) që futën rregullat e të drejtës publike dhe private, dhe

që shtysën e morën pikërisht nga grekët. Tryezat vendosnin barazinë civile mes patricëve dhe plebejve dhe për herë të parë sanksiononin themelin e shtetit tek ligjet. Ciceroni (shekulli I para Krishtit) rrëfen që në kohën e fëmijërisë së tij të gjithë duhej t’i njihnin përmendësh Tryezat, por përdorimi i tyre ra më vonë (origjinali i Kodit u dogj gjatë zjarrit të Romës në 390 para Krishtit).

Sot, nga kodi i Tryezave kanë mbetur vetëm disa lajme fragmentarë: dokumenti disiplinonte proceset, ndalonte norma në favor apo kundër një qytetari dhe mbronte familjen; por parashikonte edhe që të sapolindurit me keqformim të hidheshin në det, miratonte vrasjen e një hajduti të kapur në flagrancë dhe djegien në turrën e druve të piromanëve.

Gjatë proceseve romakë debutuan avoketërit, dëshmitarët dhe provat dokumentare dhe vendimi final u takonte pretorëve, magjistratëve dhe jurive të fisnikëve. Kishte raste kur bëhej edhe marrëveshje mes palëve, por në shumicën e rasteve mbizotëronin hakmarrja private dhe korrupsioni: prerja e kokës dhe prerjet e gjymtyrëve ishin në rend të ditës dhe, në mungesë të treguesve bindës, ai që fitonte ishte ai që mundej të kishte avokatin më të mirë, oratoria e të cilit ndiqej dhe duartrokitej nga qindra vetë. Për krime kundër shtetit (si tradhëtia e lartë) dënimi kapital ishte pothuajse i sigurtë.

E drejta romake, në periudhën republikane u zhvillua me hapa të mëdhenj (ligjet shkruheshin, por zbatimi i tyre ishte tjetër gjë), por u ndal menjëherë me ngjitjen e perandorisë, kur u vendos një sistem inkuizitor dhe, në krahasim me të kaluarën, koncepti i pranimit të fajësisë: nuk i takonte më akuzës të demonstronte përgjegjësinë e të akuzuarit, por i takonte të akuzuarit të vërtetonte pafajësinë e tij.

Inkuizitorë
Pas rënies së perandorisë romake dhe një periudhe anarkie juridike relative (deri me ardhjen e Charlemagne, në vitin 800 praktikat në përdorim ishin nga më të ndryshmet) u vendos gradualisht, në Itali dhe në Francë, Inkuizicioni i shenjtë. Ishte njësoj si të bie nga tigani në prush. “Peshkopët u ngarkuan me çrrënjosjen e mëkatit për të mbrojtur komunitetet e tyre”, shpjegon Giuseppe Campesi, studiues i Filozofisë dhe të drejtës në Universitetin e Barit. “E bënë edhe duke nisur gjuetinë e heretikëve dhe të shtrigave. Nuk kish nevojë që dikush të ngrinte një akuzë: autoriteti mund të vepronte në autonomi dhe fshehtësi të plotë, edhe pa dijeninë e të akuzuarit”.
Metoda, që ishte një projekt politik dhe fetar, u pa si një shans nga princër dhe sovranë: bindja që shteti duhej të mbrohej me çdo mjet i bëri magjistratët, që atëherë konsideroheshin si mbajtës të të vërtetave absolute, që të ndiqnin të akuzuar edhe në bazë të “zërave që qarkullonin”: për të akuzuarin që vihej praktikisht para makinës së drejtësisë, ishin shumë të paktë shanset që t’i shpëtonte dënimit. Kush kishte para mjaftueshëm mund të blinte pandëshkueshmërinë (por nuk kish asnjë garanci për kohëzgjatjen e saj), ndërkohë që për masat ndëshkimet u bënë gjithnjë e më të rënda.

Në Piemonte, në Toskanë, në rajonet transalpinë dhe në shtetin papnor inkuizicioni (i ushtruar nga gjykata eklesiastike apo civile) vazhdoi të paktën deri në fundin e vitit 700. “Ideja ishte që e keqja mund të fshihej kudo dhe, për të shmangur përhapjen, ajo duhej të çrrënjosej”, vazhdon Campesi. “Mes dyshimit dhe fajësisë, vija ndarëse ishte shumë e lëvizshme dhe për të marrë rrëfimin e të akuzuarit, çdo mjet konsiderohej i ligjshëm”.

Me pretekstin e dënimit biblik (krimet ishin mëkate) u ekzekutuan jo vetëm keqbërës profesionistë, por edhe mijëra ciganë, të huaj dhe vagabondë: torturat kryheshin rregullisht dhe çonin pothuajse gjithmonë në rrëfimin edhe për krime inekzistentë dhe më pas dënimin, ndërkohë që mbrojtja nuk ishte veçse një gur pengues. Vetëm nëse i akuzuari u mbijetonte torturave të hetuesve, do të demonstronte pafajësinë e tij. Diçka thuajse e pamundur.
Për të kuptuar Inkuizicionin spanjoll, i cili filloi nga fundi i shekullit të XV-të, duhet t’i hedhim një sy të shpejtë pararendësit të tij, Inkuizicionit mesjetar. Megjithatë, përpara se ta bëjmë, është e rëndësishme që të presupozohet se bota mesjetare nuk ishte bota moderne. Për njerëzit e Mesjetës feja nuk ishte diçka për t’u kryer vetëm në kishë. Ishte shkenca e tyre, filozofia e tyre, politika e tyre, identiteti i tyre dhe shpresa e shpëtimit e tyre. Nuk ishte një preferencë personale e individit, por një e vërtetë universale e padiskutueshme. Kështu, herezia e godiste në zemër atë të vërtetë. Përveçse mallkonte heretikun, vinte në rrezik atë që i qëndronte në krah dhe prishte skeletin e komunitetit. Në këtë aspekt, evropianët mesjetarë nuk qenë të vetëm. Qëndrimi i tyre pranohej edhe nga shumë kultura në të gjithë botën. Praktika moderne e tolerancës fetare është relativisht e re dhe, gjithsesi, vetëm perëndimore. Autoritetet shekullare dhe ekleziale të Evropës mesjetare e përballonin herezinë në mënyra të ndryshme. E drejta romake e barazonte herezinë me tradhtinë. Kur banorët e një fshati kapnin një të dyshuar për herezi dhe e çonin përpara zotërisë vendas, si do të kish qenë i mundur një gjykim? Si do të kish mundur një laik analfabet të përcaktonte kredencat e të akuzuarit, si heretike ose jo? Dhe në çfarë mënyre dëshmitarët do të dëgjoheshin dhe vlerësoheshin?

Inkuizicioni mesjetar daton nga viti 1184, vit në të cilin Papa Luçi i III-të u dërgoi një listë herezish peshkopëve të Evropës dhe i urdhëroi ata që të merrnin një rol aktiv në përcaktimin e faktit nëse të akuzuarit për herezi qenë praktikisht fajtorë. Më shumë se të mbështeteshin mbi gjykata laike, zotërinj vendas apo deri të rrezikonin linçime nga egërsia popullore, peshkopët qenë ftuar të verifikonin akuzat për herezi në vetë dioqezat e tyre, nëpërmjet shqyrtimit të ekleziastëve kompetentë që të dinin të përdornin të drejtën romake. Me fjalë të tjera, që të dinin të kryenin një “hetim” (nga këtu termi “inkuizicion”). Nga perspektiva e autoritetit shekullar, heretikët qenë tradhtarë të Zotit e të Mbretit dhe, për pasojë, meritonin vdekjen.

Kurse nga perspektiva e Kishës, heretikët qenë dele të hutuara, të larguara nga grigja. Për sa barinj, Papa dhe peshkopët kishin detyrimin që ti çonin këto dele në vathë, ashtu si Bariu i Mirë i kish urdhëruar ata. Kështu, atje ku sovranët tentonin të ruanin mbretëritë e tyre, Kisha kërkonte që të shpëtonte shpirtra. Inkuizicioni u ofroi heretikëve një rrugëdalje për të shmangur vdekjen dhe për t’u kthyer në komunitet. Pjesa më e madhe e të akuzuarve për herezi nga Inkuizicioni mesjetar u çlirua nga akuzat, dhe vendimi i tyre u pezullua. Atyre të gjetur fajtorë për gabime të rënda ju lejua që ta rrëfenin mëkatin e tyre, të pendoheshin dhe të rifuteshin në Trupin e Krishtit.

Me ardhjen e françeskanëve dhe të dominikanëve, në fillimet e shekullit të XIII-të, i dha papatit një trup fetar të kushtuar, që i drejtoi jetët e komponentëve të tij nga shpëtimi i botës. Pasi urdhri i tyre ishte krijuar në mënyrë të shprehur për të luftuar heretikët dhe predikuar fenë katolike, dominikanët u bënë veçanërisht aktivë në Inkuizicion. Në përputhje me ligjin më progresist të kohës Kisha në shekullin e XIII-të ngriti gjykata hetimore të varura nga Roma më shumë sesa nga peshkopët vendas. Për të garantuar respektimin e të drejtave dhe uniformitetin e trajtimit, u shkruan manualë për inkuizitorët. Bernardo Gui, sot i njohur më mirë si inkuizitori fanatik dhe mizor i romanit “Emri i trëndafilit”, shkroi një manual shumë influencues për epokën. Nuk ka asnjë arsye për të besuar se Gui ishte disi i ngjashëm me portretin e romanizuar të tij. Nga shekulli i XIV-të, Inkuizicioni mundi të gëzonte kompetenca më të mira ligjore të disponueshme mbi sheshin. Zyrtarët e Inkuizicionit qenë të diplomuar dhe të specializuar në drejtësi dhe teologji.

Nën akuzë
Në zonat veriore të Europës (Anglia në krye, ku Kisha nuk ishte e pushtetshme si në Spanjë, Francë apo Itali) u zhvillua një sistem penal i ndryshëm, i quajtur akuzator. Kur denoncohej një krim, të akuzuarit i jepej mundësia të mbrohej përpara një jurie popullore. “Procesi merrte formën e një sfide”, tregon Campesi. “Dhe debati zgjidhej përmes mekanizmave irracionalë të provës: duele, marrëveshje, apo dëshmi me betim. Në rastin e parë, debati zgjidhej me forcë. Në të dytin përmes ritualeve magjikë, si për shembull të ecurit mbi qymyr të ndezur (kush rezistonte kishte mbështetjen e perëndive dhe e fitonte çështjen). Në të tretin mbështeteshin në reputacionin social të palëve: kush kish më shumë mbështetje, kishte dhe të drejtë ndaj tjetrit”.

Pas shekullit XIII mbizotëroi buon sensi dhe proceset, në sistemin akuzator nisën të bazohen në përplasjen dialektike, mes të akuzuarit dhe akuzuesit, si dhe mbi aftësinë për të prodhuar prova. “Edhe në këtë rast nuk mund të ishe i sigurtë që do të mbërrihej në një të vërtetë absolute, më shumë pritej një e vërtetë formale”, saktëson Campesi. “Dicka e ngjashme ndodh edhe sot në sistemin gjyqësor amerikan, ku aftësia për të bindur jurinë përbën një element qendror”. Parandalimi

Megjithatë, ishin Iluminizmi dhe e drejta napoleonike (me idetë e tyre të barazisë sociale dhe të drejtave njerëzore) që hodhën bazat për sistemet penalë modernë, mes shekujve XVIII dhe XIX. Për herë të parë burgosja u klasifikua si një dënim dhe jos i paradhomë e ndëshkimit. Filozofë si Zhan Zhak Ruso në Francë dhe Cezare Bekaria në Itali folën për domosdoshmërinë e një shteti moral, si dhe heqjen e torturës dhe dënimit me vdekje. Për Bekarian, e rëndësishme ishte të parandaloheshin krimet, të garantohej një mbrojtje e barabartë për të gjithë si dhe të futeshin dënime që të ishin në gjendje të riedukonin të dënuarit, dhe jo vetëm nga ata që shkatërronin fizikun dhe psikikën.

Burgimet e përjetshëm dhe varjet në litar nuk do të kishin asnjë efekt frenues mbi komunitetin. “Sistemi penal që doli nga kjo, pas një debati të ashpër, ishte një sistem i përzierë, me një fazë të parë inkuizitore (ku hetimet i kryente gjykatësi instruktor) dhe një fazë të dytë akuzatore, ku shkohej në proces dhe mbrojtja vihej në dijeni për akuzat”, shpejgon Campesi. “Mekanizmi ishte ende i paekuilibruar në favor të akuzës, që në fazën e parë mund të vepronte në fshehtësi, por ishte bërë gjithësesi një hap i madh përpara.

Garantizmi

Ky sistem ka karakterizuar shumë vende europianë deri në dekadat e kaluara: në Itali, në vitin 1988 u hoq gjykatësi instruktor dhe u futën figurat e ministrisë publike dhe gjykatësit për hetimet paraprake. Mekanizmi u bë kështu tërësisht akuzator, apo më garantist. Sigurisht, peshorja e përsosur ende nuk është shpikur, por akuza dhe mbrojtja sot janë në gjendje të luajnë me letra të hapura./Focus – bota.al

Focus Storia_Ottobre 2011

Screen Shot 2015-04-14 at 10.23.19

 

Leave a Reply

Back to top button