Analiza

Krimea, një vit më vonë

Nga Casey Michel

Screen Shot 2015-03-08 at 17.26.00

“Tani, thjesht imagjoni që Krimea është e juaja … Me besoni, ju do të fitoni një famë të pavdekshme, si asnjë sovran tjetër i Rusisë. Kjo lavdi do t’ju hapë rrugën, drejt një lavdie edhe më të madhe…”- Memorandumi i Grigori Potemkinit drejtuar Katerinës së Madhe, duke kërkuar aneksimin e Krimesë në vitin 1780.

Hera e parë, që e aneksoi gadishullin e Krimesë, nën regjimin ekspansionist të Katerinës së Madhe në vitin 1783, Rusia ishte mbizotëruese. Përparoi shpejt në perëndim, jug dhe në lindje në të njëjtën kohë. Duke vënë nën kontroll si stepën, ashtu edhe dhe vijën bregdetare, Rusia perandorake, e gllabëroi këtë territor. Në atë kohë, Krimea ishte një tjetër xhevahir në kurorën e Perandores.

Ky akt pretendohej se përforconte sigurinë e Detit të Zi, duke e shkëputur nga ish-territoret e Perandorisë Osmane, dhe garantonte, sikurse këshilltari dhe dashnori i saj Grigori Potemkin i tha Katerinës, sigurinë “e popullatës së Novorosijas”.

Por në vitin 1853, thesari i Katerinës u zhyt në kaos. Trupat franceze, britanike dhe turke vërshuan mbi gadishull, duke kërkuar që të pengonin zgjerimin rus dhe të merrnin nën kontroll Detin e Zi. Lufta e Krimesë lindi Leon Tolstoin dhe Florensë Najtingeljin, si dhe fotografitë e luftës. Por lufta, në vetvete, ishte kryesisht e çuditshme, me një përzierje konfuze të motiveve imperialiste dhe egove nga të penduarit. Qindra-mijëra vetë vdiqën, por shumëçka nuk ndryshoi. Rusia arriti që të mbajë Krimenë.

Pikërisht një shekull më vonë, Moska do të dorëzonte pa luftë gadishullin. Në 27 shkurt 1954, një njoftim i vogël në ballinën e gazetës zyrtare të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik “Pravda”, pranoi atë që britanikët dhe francezët, nuk arritën të fitojnë në fushën e betejës: Rusia po hiqte dorë nga Krimea. Një fjali, 8 radhë, pranë një artikulli të rutinë rreth Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Kaq e pa të nevojshme, udhëheqësi i atëhershëm sovjetik, Nikita Hrushovi, për t’ia dorëzuar Krimenë Ukrainës.

Ky shihej si një gjest, për të kremtuar miqësinë sllave mes Moskës dhe Kievit, dhe përveç kësaj, midis republikave simotra sovjetike, pati formalisht një sërë riemërtesash burokratike. Gjashtëdhjetë vjet më vonë, me Bashkimin Sovjetik e shpërbërë, Rusia vendosi të prishë marrëveshjen. Lëvizja, ndodhi pranverën e kaluar, pak ditë pas revolucionit të dytë të suksesshëm në Ukrainës brenda një dekade, ndërsa protestuesit kërkonin afrimin e mëtejshëm të vendit me Bashkimit Evropian, rrëzuan një autokrat që ndjehej tejet komod me Moskën.

Më pas, shpërthyen protestat pro-ruse në mbarë gadishullin e Krimesë, ndërsa njerëz joprofesionistë, të armatosur dhe të veshur me uniforma, pa ndonjë simbol të përcaktuar, filluan të pushtojnë pikat kyçe. “Njerëzit e vegjël të gjelbër” – i etiktuan disa nga banorët e Krimesë. “Njerëz të sjellshëm” – thoshte me shaka, ministri rus i mbrojtjes. Çfarëdolloj nofke që t’u vihej, fakt është se ata të gjithë e bënë një fakt të kryer, rikthimin e dhuratës së epokës sovjetike, Rusisë.

Aneksimi i Krimesë shoi edhe miqësinë sllave. Evropa pa ndryshimin e parë të detyruar të kufijve, ndër dekada. Një vit më parë, Rusia njoftoi se autokrati i rrëzuar i Ukrainës kishte kërkuar zyrtarisht ndihmë ushtarake nga Moska. Dymbëdhjetë muaj më pas, Kremlini, i ka siguruar vetes fitimin e hapësirës me të madhe territoriale në kontinentin e vjetër, që prej prej Luftës së Dytë Botërore.

Nën mbulesën e euforisë revolucionare në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin e grabiti këtë gadishull në madhësinë e shteti amerikan të Merilendit, banuar nga 2.4 milionë njerëz. Putini nuk kishte asnjë justifikim ligjor. Akti i tij, ishte qartazi një pushtim territorial, si ai që kreu Katerina e Madhe 231 vite më parë, dhe një lëvizje e ngjashme me sjelljet agresive të Hitlerit në vitin 1939.

Gjithësesi, një vit pasi gadishulli dha shkëndijën e parë të konfliktit të përgjakshëm në lindje të Ukrainës, Krimea mezi meriton të përmendet, kryesisht për shkak se Putini vazhdon të përshkallëzojë trazirat në Ukrainë, gjë që përbën edhe kërcënimin më të madh ndaj sigurisë evropiane, që prej Luftës së Ftohtë. Merrni në shqyrtim ngjarjet globale, qëkur Rusia zyrtarizoi “aneksimin”: zhdukja e avionit malajzian në oqeanin Indian, vdekjet e civilëve në Ukrainë, nga bombardimet me raketat ruse, ngërçi ekonomik i Rusisë, sanksionet e perëndimit të ndërthurrura me rënien e çmimit të naftës.

Çdo herë që Putini kërcënon me përdorimin e armëve bërthamore, gatuan komplote mbi Ukrainën, ose provokon NATO-n duke vendosur tanke në kufi, në një kohë që fati i Krimesë është jashtë çdo diskutimi. “Unë nuk mendoj se ka pasur ndonjë  moment specifik, kur vëmendja është zhvendosur diku tjetër” – thotë profesori i Universitetit të Nju Jorkut, Mark Galeoti. “Në mënyrë të pashmangshme, kjo sjell vetëm luftime” – shton ai.

Ndërkohë Brukseli ka injoruar tërësisht Krimenë, duke e trajtuar gadishullin si një infeksion, për të cilin është bërë shumë mirë që është lënë në harresë. Uashingtoni ka mbajtur distancën e tij, i pa vullnetshëm ose i paaftë për te nxitur Evropën të zhvillojë bisedime rreth Krimesë. Nga ana e saj, Rusia duke mbështetur nacionalizmin e çjerrë, e cilëson aneksimin si një shlyerje faji. “Krym nash” – thonë nacionalistët e Moskës. Krimea është e jona.

Për të patur një ide, sesa e ndërvarur është aktualisht Krimea, mjafton të shikoni vetëm negociatat e fundit mbi armëpushimin: Krimea nuk u përmend fare, gjatë gjithë diskutimeve midis Rusisë, Ukrainës dhe Bashkimit Evropian. Sa më gjatë që zgjat pushtimi, aq më pranë ne lëvizim drejt një njohjeje ‘de facto’ të gadishullit, si pjesë e Rusisë. Njëmbëdhjetë kombe e kanë njohur zyrtarisht aneksimin, përmes një rezolute jo të detyrueshme të Kombeve të Bashkuara, që ringjalli diktatorët sahanlëpirës dhe autokratët e mplakur, për të votuar ndërgjegjen e tyre: Armenia, Bjellorusia, Bolivia, Kuba, Koreja e Veriut, Nikaragua, Rusia, Sudani, Siria, Venezuela, dhe Zimbabve. Tre vende të tjera kanë ofruar mbështetje qeveritare për aneksimin: Afganistani, Kirgistani, dhe Kazakistani.

Kohët e fundit, politikanët francezë apeluan për një nxitje të mëtejshme, për të njohur plotësisht këtë aneksim. Marin Lë Pen tha se qeveria franceze duhet ta njohë Krimenë si pjesë të Rusisë. Ndërsa ish-presidenti Nikolas Sarkozi u ripozicionua qartazi, kur deklaroi së fundmi se “Krimea zgjodhi Rusinë”. (Të dyja këto komente do ta bënin më të lehtë, që bisedimet të ngecnin sërish). Sarkozi iu referua në mënyrë specifike referendumit të organizuar nga Putini marsin e vitit të shkuar, në të cilin Moska pretendonte se 95 përqind e krimeasve votuan për bashkim me Rusinë.

Për të nuk kishte rëndësi fakti që ai “referendum” u mbajt nën tytat e armëve, dhe se “vëzhguesit ndërkombëtarë”, të dërguar kryesisht nga partitë e ekstremit të djathtë të Evropës, vështirë se mund të njiheshin për vlerësimet e tyre të lira dhe të ndershme. S’ka rëndësi ndërkohë, edhe se banorët e vjetër të gadishullit, tatarët, kryesisht e bojkotuan procesin. Ndoshta, edhe duke zhvilluan një referendum legjitim, krimeasit mund të kishin zgjedhur sërish që t’i bashkoheshin Rusisë. Por ne nuk kemi për ta marrë vesh kurrë këtë.

Çdo referendum që zhvillohet rrezikon të legjitimojë irredentizmin e Rusisë, një preçedent që vetëm do të falte Putinin. Ndërsa Evropa mendonte se e kishte shpëtuan veten nga imperializmi prej disa dekedash, grabitja e Krimesë nga Moska nuk do të thotë se bota e zhvilluar do ta njohë këtë akt së shpejti. Me të gjitha gjasat, ne jemi duke kërkuar një situatë të ngjashme me politikën perëndimore të mosnjohjes, lidhur me vendet balltike, gjatë periudhës sovjetike. Brukseli, Uashingtoni, Tokio, dhe Kanberra, do ta trajtojnë pushtimin vetëm si pushtim. Ndonëse, në dallim nga shtetet e pavarura balltike, Krimea është cilësuar si një territor i kontestuar si një lloj Kashmiri apo një Bregu Perëndimor.

Dhe ky nuk është një fat i këndshëm. Edhe figurat kryesore opozitare të Rusisë, duket se kanë rënë dakord me këtë fitore të Putinit. Udhëheqësi i opozitës, Aleksei Navalni, vuri në dukje se gadishulli nuk është një “sanduiç proshutë”, që mund të kthehet mbrapsht aq lehtë. Ndërkaq, figura tjetër e opozitës, Mikail Kodorkovski, u shpreh se “problemi i Krimesë do të vazhdojë për dekada të tëra”, dhe se çdo rrugë drejt një zgjidhjeje “kalon përmes ndryshimit të kufijve në Evropë”. As ai nuk e mbështet rikthimin e Krimesë Ukrainës. Boris Nemçov dukej e vetmja figurë kryesore e opozitës, për të vazhduar betejën kundër Moskës, deri fundjavën e kaluar, kur dikush e vrau vetëm pak hapa larg nga Kremlini.

Ndërkohë, banorët e Krimesë vazhdojnë të vuajnë nën Putinin. Autoritetet e reja kanë konfiskuar miliarda rubla, prona dhe asete nga ish-pronarët. Industria e turizmit, një nga kamardaret e shpëtimit për gadishullin, është shkatërruar, teksa evropianët kanë qëndruar larg. Financiarisht, Krimea është shndërruar shpejt në një gur mulliri, rreth qafës së Rusisë. Asnjë grup etnik nuk është goditur më shumë sesa tatarët e Krimesë, me të cilët Katerina popullloi gadishullin në shekullin XVIII-të.

Marrëdhëniet e tatarëve me Moskën kanë qenë që herët problematike. Në vitin 1944, autoritetet sovjetike shpërngulën me forcë çdo tatar nga Krimea, dhe i shpërndanë ata nëpër Siberi dhe në Azinë Qëndrore, një gjenocid ky kulturor, që përfshiu deri në 200 mijë tatarë. Gati gjysma e tyre vdiqën gjatë dëbimit. Gjatë ditëve të fundit të Bashkimit Sovjetik, dhe sidomos gjatë dekadës së parë të pavarësisë së Ukrainës, tatarët filluan të rikthehen. Në regjistrimin e fundit, në vitin 2001, tatarët përfaqësonin 12 përqind të numrit të popullatës, megjithëse duke parë trajektoret aktuale demografike, mund të ketë më shumë tatarë sesa rusë në Krime, brenda disa dekadave.

Kryeqyteti tradicional i tatarëve, Bahçisaraj, ka lulëzuar sërish. Ndërsa rrikthimi i tyre nuk ka gëzuar asnjëherë mbështetjen e plotë të banorëve të tjerë, madje edhe të vetë qeverive pro-evropiane në Kiev, tatarët mbetën një komunitet zgjedhor pro-perëndimor. Dhe ata nuk kanë treguar vetëm preferencat dhe prirjet e tyre politike. Gjatë dymbëdhjetë muajve të shkuar, Moska dhe autoritetet lokale ruse, kanë ndaluar përkujtimet publike për deportimin e tatarëve, bastisën parlamentin tatar, dhe internuan dy figura të larta politike: Mustafa Xhemilev, që u bë i famshëm duke nisur një grevë urie 303-ditore në 1975, më e gjata në historinë sovjetike; dhe Refat Cubarov, i cili e ka etiketuar Putinin si “Hitlerin e sotëm”.

Shumë aktivistë tatarë kanë gjetur vdekjen. Tashmë mediat tatare mezin po mbahen në këmbë. Sikursë vë në dukje një raport i Human Rights Watch nëntorin e shkuar, “të drejtat e njeriut në Krime janë cunguar rëndë, qëkur nga Rusia e pushtoi gadishullit vitin e shkuar, 2014 … Në veçanti, autoritetet kanë në shënjestër komunitetin tatar”. Për sa kohë që Krimea qëndron mbi gishtin e Kremlinit, persekutimi i tatarëve është i sigurte se do të vazhdojë.

Mos kërkoni megjithatë për dëbime masive. Në vend të kësaj, Moska thjesht do të mbysë çdo shpresë, që tatarët kanë për të pretenduar të drejtat e tyre kulturore. Në letrën e tij drejtuar Katerinës, ku apelohej për aneksimin fillestar rus, Potemkini i referohej Krimesë si një “gjemb”. Më shumë se dy shekuj më vonë, ky përshkrim ngjan ende i saktë. Falë Moskës, Krimea është tani një gjemb, më i lehtë për Perëndimin për t’u injoruar; gadishulli është një çështje gjeopolitike, të cilën vetëm Kievi kërkon që ta trajtojë.

Dhe ky mund të jetë një realitet jetëgjatë. Trupat britanike, franceze dhe turke nuk do të rikthehen të shpërngulin Moskën nga gadishulli. Putin, më shumë një pasues i Katerinës sesa i Hrushovit, nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje, që i dorëzon Krimenë një tjetër kryeqyteti, duke ia lënë vetëm një shteti për të cilin ai nuk ekziston, sikurse është Ukraina. Duke marrë parasysh ekonominë në reçesion të Rusisë dhe goditjet ndaj sanksionet ndërkombëtare, Krimea mund të jetë çmimi i fundit i Putinit. Ajo do t’i kushtojë atij.

Putini dhe Anshlusi i tij e shpartalloi rendin Vestfalian, duke kryer mëkatin kryesor në rendin modern ndërkombëtar. Krimea nuk ka gjasa t’i kthehet pronarëve të ligjshëm për vite e ndoshta për dekada të tëra. Ky fakt i mjerë nuk na lejon të harrojmë. Ne shohim tek gadishulli dhe trajtimi i tatarëve, një rrezik edhe për Evropën. Dikur, Krimea çeli një faqe të lavdishme me Katerinën e Madhe, por lloji i lavdisë që premtoi Potemkini, është diçka e rrufeshme. Më i qëndrueshëm është nami i keq, që Putin ka fituar, duke rikaktivizuar praktikat e shekullit XVIII-të, të grabitjes së territoreve. Ajo do të damkosë shefin e Kremlinit deri në fund të mbretërimit të tij dhe ndoshta dhe pas tij. /”New Republic”/

Shënim: Kejsi Mishel analist i çështjeve euroaziatike.

Leave a Reply

Back to top button