Trajneri i Manchester United, José Mourinho dha një intervistë për televizionin rus “RT”, bëri një analizë të ndeshjes së Argjentinës në këtë Botëror. Gjatë kësaj analize i kushtoi disa minuta edhe kapitenit të bardhëkaltërve, Lionel Mesit. Ylli i Barcelonës nuk pati ndeshjen e tij më të mirë. Pleshti kishte pak pjesëmarrje në qendër të fushës, produckt i virtyteve mbrojtëse të rivalit, megjithatë ende mund t’i kishte dhënë fitoren ekipit me një penallti, të cilën Hannes Halldórsson diti ta priste.
Kur gabon me një penallti në Botëror në momentin që ekipi yt ka nevojë për një gol kjo të prek, – foli portugezi dhe shtoi: – Edhe superheronjtë, superlojtarët janë njerëz, kanë ndjenja dhe besoj se kjo penallti e ka prekur. Mourinho tha se dështimi goditi 10-tën agjentinase dhe ndëshkoi lojën e tij përgjatë 27 minutave të mbetura deri në fund. -U përpoq një herë, dy herë, tre herë…por ishte e vështirë për të,” – u shpreh 55 vjeçari. – Ata djem që kur janë fëmijë hanë shumë mish në mëngjes, janë shumë të fortë dhe janë në formë, – bëri me shaka trajneri kur foli për rendimentin e lojëtarëve europianë, të cilët kanë bërë një punë të mirë fizike dhe defensive gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes. Sipas analizës së José Mourinho-s për ndeshjen e parë të ekipit argjentinas rezulati përfundimtar ishte i drejtë.