Analiza

Kriza e Ebolës: Shenjë e kufijve të “humanitarizmit” perëndimor?

Fanny Chabrol

Studiuese në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë

EbolaOrganizata Botërore e Shëndetësisë shpalli kohët e fundit Nigerinë  “Ebola free”, pas Senegalit, duke përshëndetur sidomos politikat e zbatuara nga këto shtete. Cilat janë ato?
Ndërkohë që 3 vende të Afrikës perëndimore (Liberia, Guinea dhe Sierra Leone) janë ende të mbërthyera nga një epidemi e cila përhapet me shpejtësi, Nigeria dhe Senegali kohët e fundit u shpallën “Ebola free” nga OBSH-ja, pra që asnjë rast i ri nuk është identifikuar në territorin e tyre në kohë që korespondon me dy periudha inkubimi të virusit, ose 2 herë nga 21 ditë për Ebolan. Sigurisht këto janë lajme shumë të mira.
Nigeria arriti të pengonte zhvillimin e sëmundjes në burim me shumë shpejtësi: 20 persona u prekën nga  virusi nga të cilët 8 kanë vdekur, me një përqindje mbijetese prej 60% (një përqindje më e lartë se mesatarja). Ky numër i vogël rastesh shpjegohet me efikasitetin e masave të miratuara dhe të vëna në zbatim: Nigeria vendosi një kontroll në kufijtë e saj pa i mbyllur ato. Ajo gjithashtu nuk i ndërpreu fluturimet e saj drejt vendeve më të prekuara por ka ngritur pika kontrolli në të gjitha aeroportet.
Krahas kësaj, epidemia ndodhi në kushte të mira relative. Rasti i parë u muar në ngarkim në një klinikë private, ndërsa rastet e tjera prekën infermiere, një popullsi e edukuar dhe e informuar për epideminë, gjë që lehtëson një përgjigje të shpejtë në nivelin e gjurimimit të kontaktit – për të  gjetur të gjithë ato që kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me një pacient të prekur nga virusi Ebola – dhe që përfshiu më tepër se 900 persona. Kjo fitore shpjegohet gjithashtu nga fakti që sistemi shëndetësor nigerian ishte më mirë i pajisur dhe  efikas në koordinimin e masave të shëndetit publik, të parandalimit, mjekimit në krahasim me vendet e tjera të prekur nga kriza. Koordinimi kombëtar i aktorëve ekonomikë, politik dhe institucional, megjithë territorin e madh të vendit u konstatua se ishte efikas.
Si ta kuptojmë dobësinë e përgjigjes ndërkombëtare qysh prej fillimit të epidemisë, sidomos atë të OBSH-së? A është kapur vonesa?
Përgjigja ndërkombëtare në fillim ka qenë e vonuar. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH)) kohët e fundit ka pranuar se ka nënvleftësuar potencialin  e përhapjes së kësaj epidemie – duke privilegjuar një skenar të bazuar në një numër të vogël rastesh – si dhe situatën sociale dhe politike të vëndeve të prekura. Veç kësaj, vëndet anëtare të OBSH-së nuk bënë presion sidomos në fillim që të ndikonte në pozicionin e organizatës duke qenë se epidemia përfshiu “vetëm” vendet afrikane, si dhe në rastet e e epidemive të mëparshme. Asnjeri nuk e mendoi që kishim të bënim me një krizë me një shtrirje të tillë,  megjithë paralajmërimet e hershme të Mjekëve pa Kufij (MSF) qysh në muajin prill. OBSH-ja u përpoq të kapte vonesën duke mobilizuar shumë shtetet anëtare dhe komunitetin ndërkombëtar, si dhe duke luajtur një rol në koordinimin e luftës kundra virusit.
Si mund të shpjegohet polemika që ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi mungesën e de traitement disponible për të penguar veprimin e virusit?
Debatet për Ebola-n aktualisht janë shumë të gjallëruara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe për faktin se nuk ekziston sot për sot asnjë vaksinë apo mjekim modern. Kemi një situatë më tepër të volitshme për panik se sa për debatin. Ka një moskuptim të popullatës e cila nuk arrin të kuptojë se nuk ka asnjë vaksinë të disponueshme kundra virusit, megjithë fuqinë farmaceutike dhe shkencore të vendit. Përqasja e privilegjuar më shumë ka qenë për të përgatitur kontinentin amerikano-verior për një sulm bioterrorist të këtij virusi, se sa një skenar epidemie që do të lindte nga një ose disa të sëmurë. Qysh me zbulimin e virusit në vitin 1976, kërkimet për prodhimin e vaksinës janë neglizhuar, po të krahasohen me përgatitjet për një sulm terrorist.
Sot mund të mendohet se një pjesë e mirë e investimit të ardhshëm perëndimor do të bëhen për kërkimin shkencor klinik dhe biomjekësor mbi kërkimin e vaksinave. Me shumë vëmendje do të duhet që të ndiqet mënyra e kërkimeve dhe provave klinike të ardhshme, të cilat do të bëhen në kontinentin afrikan. Aq më tepër duhet të bëjmë kujdes që kërkimi shkencor të mos mënjanojë mobilizimin humanitar, i cili sot mungon.
A nuk tregon kjo krizë kufijtë e “humanitarizmit” perëndimor?
Ebola vë në dukje një krizë të humanitarizmit perëndimor, përballë një virusi jashtëzakonisht të frikshëm dhe që është shumë ngjitës, duke asistuar në një çmobilizim të vullnetarëve dhe të potencialeve humanitare në vëndet e zhvilluara. “Mjekët pa Kufij” bëjnë një përjashtim unik dhe ato mund të vazhdojnë të dërgojnë infermierë në kushtet e një sigurie relativisht të mirë. Sot vetëm shtetet si Kina apo vendet e jugut (si Kuba) kanë dërguar infermiere, sepse fuqitë perëndimore kanë frikë të ekspozojnë personelin e tyre shëndetësor në një kontekst aq të vështirë pa garancinë e riatdhesimit në vëndin e tyre, nëse infermierët do të infektoheshin nga virusi.
Kriza humanitare dhe shëndetësore e shkaktuar nga Ebola i jep megjithatë komunitetit ndërkombëtar mundësinë të afirmojë sërish solidaritetin e tij ndërkohë që Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Afrika janë sot që të tre të prekur dhe të kërcënuar nga i njëjti virus.
Pergatiti: S. Metani / www.bota.al /

Leave a Reply

Back to top button